Albin Kurti kundër “Open Balkan”, Rama: Qasja e Kosovës është e destinuar të dështojë

6 Nëntor 2021, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se qasje që po ndjek Kosovë për “Open Balkan” është e destinuar të dështojë. Në një intervistë për News24, kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo është çështje e politikbërjes në Kosovë.

Sipas tij Open Balkan është një domosdoshmëri, por është edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve dhe dera për Kosovën është e hapur.

Rama po ashtu tha se Kosova nuk duhet të harrojë nga vjen, pasi si shtet  është krijuar si rezultat i një lufte çlirimitare të mbështetur nga fuqi të mëdha.

“Mendoj që nga ana e Kosovës, ose më saktë e politikbërësve një qasje e cila është thellësisht e ndryshme dhe është e drejta e tyre. Nga ana tjetër unë kam bindjen që kjo nismë është jo vetëm një domosdoshmëri, por është edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ndrydhura të këtij rajoni dhe të lehtësimit të dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Nuk dua të hyj në polemika me Albinin, ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën, prandaj dua të them që qasja është e destinuar të dështojë. Kjo qasje e ka kthyer Kosovën nga një forcë shumë pozitive në një problem të tyre dhe kjo nuk është pozitive.

Kosova është sot një realitet i pakthyeshëm, një shtet sovran që ka problemin e hapur të domosdoshmërisë për t’u njohur nga të gjithë dhe për t’u ulur me të drejta të plota në kombet e bashkuara dhe në të gjitha instancat e tjera dhe që ka të gjithë autoritetin e nevojshëm demokratik për të marrë vendime për veten, por që nuk është në pozicionin që të harrojë se nga vjen, nuk është në pozicionin se është si rezultat i një lufte çlirimtare të mbështetur fuqimisht nga fuqitë e mëdha mike të shqiptarëve dhe nuk është në pozicionin që të marri rrugë të reja pa u konsultuar me askënd dhe për më tepër rrugë të reja që askush nuk i mbështet siç është edhe në rastin konkret.

Ne nuk kemi fuqi të ndryshojmë mënyrën si funksionon bota, ne nuk kemi fuqi për të marrë vendime për të mëdhenjtë e kësaj bote. Ne kemi vetëm mundësinë të shfrytëzojmë fuqinë tonë për të marrë vendimet e duhura për vete, pa harruar që nuk jemi vetëm por që kemi të tjerë me të cilët duhet të konsultohemi dhe këto janë aleatët tanë strategjik. Kështu që këto janë ide që absolutisht janë legjitime, mund të diskutohen, por që janë humbje kohe përsa kohë askush nuk i sheh me interes në tryezat ku merren vendime, që do të thotë në Bruksel, Berlin, Paris, Washington.

Kështu që për çfarë duhet ta humbasim kohën. Dhe sigurisht që gjithkush është në të drejtën e tij të përdorë fuqinë që i ka dhënë populli siç e mendon, por unë nuk mendoj që fuqia nga populli mund të përdoret për të hyrë në rrugë ku je vetëm”, tha Rama.

9 komente në “Albin Kurti kundër “Open Balkan”, Rama: Qasja e Kosovës është e destinuar të dështojë”

  1. Sqepari says:

    Ka brenda te verteta, qe shkrihen me naivizmin deri ne caqe foshnjetake per serbine, serbet dhe vucicin.

  2. Dulla komunisti says:

    Një rrugë krejtësisht e gabuar dhe antikombëtare për popullin dhe Vetë dhe Kosovën. Nuk mund ta kuptojë se politikën e kujt bene ky politikan leshi. Në vend që ta bënte ndonjë nga vendet e tjera si Bosnja, Mali I Zi etj etj e bëjnë vetë Shqipatret duke mbajtur peng gjithë Ballkanin me një shembull shumë të keq edhe për të tjerët. Kësaj i thonë e gjetsh nga mos e pandefsh. Nuk mund të them me gjë tjetër se janë shkruar të gjitha. Një Sali andej dhe një Sali këtej.

    1. Tironsi says:

      Rama eshte e vetmha shprese per kombin shqiptare nje vizionar qe vjen ne 100 vjet por injorantet antishqiptaret mundohen ta pengojne ne kete proces jetik pee kombin shqiptare duke sajuar alibi gjoja po i ben keq Kosoves,kosova po i hen keq vetes dhe shqiperise se udhehiqrt nga marsist-leninisti Albin.

  3. Roberto says:

    A do e kuptoje valle Albini menyren tende te te shprehurit?? Ka kaq kohe qe i flet e i flet dhe prap Albini ngul kembe si mushka pa thene se ku e ka hallin,c’fare kerkon apo si ai mendon. Nje kalama ne politike qe shume shpejt do thyej koken sepse i ka hipur seprapthi mushkes.. Open Ballkan mbeshtetet nga Europa dhe Amerika sepse ata e kuptojne dhe e kane te qarte idene dhe strategjine e nismetareve por kur ke te besh me nje dru nuk ka si ndodh ndryshe. Mjere ai popull qe votoi dhe mban akoma ne kembe nje bryl si Albin Kurti

  4. Flamur ALB says:

    Albini është 500% më i mençur, më i shkolluar, më patriot dhe më diplomat,
    Nuk hyn Kosova në një union me serbinë, pa e pranuar serbia republikën e Kosovës shtet sovran e të pavarur,
    Sepse kështu shkiet bëjnë politikë dinake, dhe e kan vë në lajthitje edi hajvanin,
    edi hajvanika rrëshqitë në taborrin e shkieve, dhe vuçiçi e ka bërë lodër të vetën edushkën,
    Shqiptarët e Kosovës e dijnë çka duan,
    Dhe e dijnë se si do i realizojnë parimet e veta,
    Edushka po e shkërdhen popullin e Shqipërisë, më keq se enver hoxha!
    Dhe patjetër që po i dëmmton edhe planet e Shqiptarëve të Kosovës!

  5. Visi says:

    Në Shqipëri për 40 vjet u klonua internacionalizmi proletar GMO dhe do të duhen të kalojnë gjenerata (të atyre që u klonuan,se nuk mund të futen në një thes të gjithë) për të dalluar qartë interesat kombëtare.

  6. Visi says:

    Në Shqipëri për 40 vjet u klonua internacionalizmi proletar GMO dhe do të duhen të kalojnë gjenerata (të atyre që u klonuan,se nuk mund të futen në një thes të gjithë) për të dalluar qartë interesat kombëtare….

  7. vlora.vlora says:

    o Albin qoftja pse e permend gjithnje kur s do s do, dhe si plas karri asnjerit ,s te lutet njeri ,ti je i vocer para Rames ne politiken e jashtme mjafton qe te shikosh importet qe beni nga serbia dhe mund te kuptoni cfare muti jeni ,,nga nje ane ju shtypin dhe nga ana tjeter i ushqeni ,bythqira maloke ,flisni ju per Ramen

  8. Tironsi says:

    Rama eshte e vetmha shprese per kombin shqiptare nje vizionar qe vjen ne 100 vjet por injorantet antishqiptaret mundohen ta pengojne ne kete proces jetik pee kombin shqiptare duke sajuar alibi gjoja po i ben keq Kosoves,kosova po i hen keq vetes dhe shqiperise se udhehiqrt nga marsist-leninisti Albin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje