Shpalli zgjedhjet për FRPD, Edith Harxhi i kundërvihet Bashës: Hakmarrje e sëmurë, po rrënon qëllimisht partinë

6 Nëntor 2021, 13:11Politika TEMA

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga Belind Këlliçi.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Harxhi shkruan se kjo është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. “Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë”, shkruan ndër të tjera Harxhi.

“Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese. Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë,  parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.

Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja”, shkruan Harxhi.

8 komente në “Shpalli zgjedhjet për FRPD, Edith Harxhi i kundërvihet Bashës: Hakmarrje e sëmurë, po rrënon qëllimisht partinë”

  1. Realiteti says:

    Mire jua ben kur se merrni zvare ate vemje qe beri corap njr parti .u dogj për te vjedh me kunatin e s’po gjen shteg

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Kjo femër e ndyrë, qe mbeshtet akoma Komunistin Sali, na flet per Parti Konservatore me Flamur Nokën, Çlirim Rustem Gjatën, dhe Edi Palokën. Hajde parti Konservatore hajde.
      Me nje komunist ne krye, dhe tre rrota k*** kryesi. Te me falni per gjuhën, por eshte e pamundur te kesh edukate me ndyresirat.
      Natyrisht qe Basha do heqë kundershtaret. Çfare kujton kjo sorra bionde se Basha do ju thote faleminderit te gjithë juve qe kerkoni ta hiqni?
      A Jeni rreshtuar me Berishen?
      “Rrini si mut nashti”, si thote Nasi Gjymi nga Gogolasi.

  2. Tirona says:

    Nje pyetje kom per kete kok bretkoce, po Berisha a Po ben hakmarrje me Foltoren

  3. Bubuzhel Berati says:

    Kjo eshte mike e familjes kriminale Berrisha ishte vajza e Berrishes qe e dergoje ne ambasade tani familja Berrisha po kerkone te heqi Lulen dhe te vendosi kete bajge dmth te kete akoma ne pronesi PD .

  4. Nafia says:

    Te pjerdhsha mu ne parti “konservatore”, Saliu qe e ktheu pd ne parti fashiste tani do na mbushi mendjen se po e beka konservatore!Jeni qe te gjithe mashtrues si babai juaj shpirteror Sali krimineli.

  5. am says:

    Po kta pse kane kaq shume frike nga zgjedhjet?

  6. Mos says:

    Po ik mo Harxhi se nje vegel e Berishes je dhe ti, mos na bej si e mencura e madhe ,te gjithe ju qe beni gam gam gam keni ngrene ne krah te Berishes pa bere asnje gje , te njohim mire dhe ty si u katapultove ne ministrine e jashte pa pasur asnje dite experience pune te cfardollojshme.te gjithe Berishes i keni sherbyer dhe i sherbeni se ju ka kapur per veshi te gjjithe ju qe beni ” politike ” sot ne media . Ju akoma se kuptoni se ai eshte shkaterruesi me i madh i kombit tone ,akoma se keni kuptuar apo sdoni ta kuptoni , dhe ju qe i keni sherbyer jeni bashkefajtore ne cfare ka ndodhur ne keto 30 vitet e fundit. Ju kijtoni dhe doni te mashtroni publikun e gjere se Saliu na qenka i pafajshem ,kujtoni se Amerika harron per ato qe ndodhin.Nje rast te vetem po ju kujtoj deklaraten e ish shoqeruseit te tij para drejtesise per urdherin qe kish marre per te vendosur bombe tek amabasada Amerikane, e harruat ju kete apo sjua mban bytha te flisni. Prandaj hioqjuni nga sute popullit dhe mos u beni pengese se dhe ju nje dite mund te shpalleni non grata me shume te tjere qe i shkojne prapa lojes se Berisheve.

  7. Tirona says:

    E kuptoni ne çfare derexheje jemi si shoqeri?Tipa si kjo znj.Harxhi,behen protogoniste ne politike,ne kete rast tek Pd-ja.Harxhi,tip pa pike ynyre,mashtruese e lindur,comformiste,anti americane e declarume(tani e ka dredh,sa per show)qe nuk çfare ben,vetem kur permend doctorin,kalon ne orgazem.A do te candidosh ne kuvendin e Sales per kryetare te Pd-ës?Se ti kandidove 4 muaj me pare,ke projekte,plane,politika afatgjata per Pd-ën dhe vendin.Llogjikisht,po te kesh moral politik,duhet te kandidosh perseri,n.q.s. ke parime,se te erdhi shanci perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje