Nga Mustafa Nano
Ju kujtohet se ku keni qenë në datën 30 qershor të vitit 2019, në mesditë? Ishte e diel. Me siguri, nuk ju kujtohet. Ndërsa mua, më kujtohet shumë mirë. Kam qenë në shkollën Jeronim de Rada, te rruga Fortuzi. Isha atje për të votuar. Atë ditë shkolla ishte shndërruar në një qendër votimi, sepse po mbaheshin zgjedhjet lokale. Teksa po hyja në shkollë, më tërhoqën vëmendjen një duzinë njerëzish që ishin demokratë. Ata kishin një pamje të trishtuar, të dëshpëruar, disa të shkujdesur, e madje disa kishin letra në dorë e mbanin shënime. Mbanin shënime mbi çdo gjë që po ndodhte aty, sepse ata po monitoronin procesin.
Ata mbanin shënim edhe se cilët ishin demokratët që po futeshin të votonin bashkë me të tjerët (nëse ka pasur ndonjë demokrat). Po mbanin shënim mbi cilindo që futej të votonte. Po mbanin shënim edhe mbi mua, ndoshta. Po shënonin edhe votuesit socialistë që nuk ishin të shumtë. Ishin më pak sesa priste Edi Rama e Co. Një gjë e tillë ishte e pritshme për të gjithë, sepse ishte e shkruar në letër dhe dihej apriori se cilët ishin fituesit. Për pasojë, niveli i pjesëmarrjes nuk kishte asnjë rëndësi, sepse në Kushtetutën tonë nuk parashikohet ndonjë nivel pjesëmarrjeje në zgjedhje, poshtë të cilit zgjedhjet do të konsideroheshin ilegjitime.
Unë isha aty me një lloj sëkëlldie. Dhe kjo për dy arsye: Së pari, sepse ato zgjedhje ishin të çuditshme, absurde, anormale, të shëmtuara. Por së dyti, kishte shumë kolegë të mi, shumë intelektualë publikë që atë ditë nuk do të votonin, e kishin deklaruar votën e tyre. Një pjesë e këtyre të fundit kishin ngritur zërin dhe kërkonin tollovi, një luftë civile, kërkonin t’i vihej zjarri vendit etj, etj. Dhe këta i kisha jashtë vëmendjes. Por ishte pjesa tjetër, intelektualë publikë të palidhur me politikën, që më vinte në mendime. Këta njerëz nuk morën pjesë në votime për të njëjtat arsye për të cilat unë provoja sëkëlldi; për faktin se ato zgjedhje ishin të shëmtuara. Ishin zgjedhje që na kujtonin kohët e Enver Hoxhës.
Megjithatë unë nuk pata asnjë brejë ndërgjegjeje as në atë moment, e nuk kam as sot… aq më pak sot. Dhe nuk e kam këtë brejë për një arsye shumë të thjeshtë, për një logjikë që dua ta mbroj: Datën e zgjedhjeve e përcakton Kushtetuta, dhe nuk e përcakton asnjë trill partiak, asnjë lojë politike, por vetëm Kushtetuta. Dhe sipas Kushtetutës, data e zgjedhjeve ishte data 30 qershor. Kjo u njoh edhe prej një dekreti të parë presidencial. Sepse më pas, presidenti Ilir Meta nxori edhe një dekret të dytë, në mënyrë të paprecedentë.
Nëpërmjet këtij të fundit, ai kërkonte anulimin e dekretit të parë dhe caktonte një datë tjetër, datën 13 tetor. Këtë ai e caktonte me një logjikë kaçake, absurde, të pakuptimtë. Në fakt, e caktonte me një logjikë të qartë politike: për t’i shërbyer opozitës dhe egoizmit të vet. Komisioni i Venecias foli atë mot, dhe e qortoi vendimin e presidentit për të nxjerrë një dekret të dytë. Komisioni la të nënkuptohej se ai dekret nuk duhej të merrej në konsideratë, dhe mbi bazën e opinionit të këtij Komisioni u mbajtën zgjedhjet në datën 30 qershor 2019.
Pardje, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të shumëpritur lidhur me këtë çështje. Ky vendim përcakton se data 30 qershor 2019 ka qenë data legjitime për zgjedhjet lokale. Të gjitha autoritetet lokale që janë zgjedhur atë ditë kanë të drejtë ta konsumojnë mandatin deri në ditën e fundit. Unë prisja që opozitarët të dilnin e të kërkonin ndjesë, ose të paktën të distancoheshin nga vendimi që kishin marrë, e ta pranonin gabimin e bërë, por nuk vepruan kështu. Në fakt disa e kanë bërë prej disa javësh tashmë.
Por ata që kanë pranuar gabimin, e bëjnë këtë gjë për ta përcjellë fajin tek Lulzim Basha, për të evidentuar faktin se fajtori i vetëm në këtë mes është Lulzim Basha. Dhe kjo është një gjë e padrejtë. Sepse nëse ju kujtohen mirë ato kohë, të gjithë zërat opozitarë, të gjithë faktorët opozitarë (dhe kur them të gjithë kam parasysh të gjithë, absolutisht të gjithë) ishin në favor të vendimit që mori Lulzim Basha. E përshëndetën këtë vendim. E mbështetën me gjithë fuqinë e tyre.
Dhe prandaj është e padrejtë që disa zëra sot po çohen dhe po kërkojnë të kryqëzojnë Lulzim Bashën për këtë vendim. Lulzim Basha sigurisht që ka gabimin e tij, më të madhin mes tyre, por faji u përket të gjitha forcave të kampit opozitar. Prandaj, dua të nënvizoj se ata që kanë dalë dhe po e bëjnë Lulzim Bashën fajtorin e vetëm, duhet ta mbyllin gojën. Është e turpshme ajo që po bëjnë. Ata janë fajtorë bashkë me Lulzim Bashën për atë vendim absurd e të paprecedentë në historinë e vendeve demokratike, në historinë e demokracisë botërore.
Meqenëse e mban veten për të lexuar mos e përdor termin demokrat për neofashistet. Demokratë janë dhe socialistët e secilit që mendon më këtë parim. Cilësoi PD-ista dhe jo demokratë
Shume e sakte
Neutrino-pak e sakt.
Komentit tuaj brilant, nuk mundet ti heqesh asnje presje.
N.q
N.q.s. antidemokrate realisht rshte PeDe-ja.
Ke bere nje zgjidhje te mire Muç : Te mbyllin gojen”. Mesoi or burre si mbyllet goja, mbase nuk e dijne. MBYLLE TI I PARI.
Ashtu është, Muç. Edhe në katër qendra votimi ku kalova ditën e 30 qershorit 2019 pashë grupe demokratësh të ulur në tavolinat e klubeve përballë qendrave të votimit, që po mbanin shënime. Si muns të quhen ata? Titullin vendosuani ju, të dashur lexues, por jam kurioz të di kur do të publikohen ato shënime. Edhe më shume jam kurioz a do të hetohet ajo veprimtari.
Nuk me kujtohet mire, po Sali Berisha ishte ne krahe te Lulit app jo ?
I pari qe e hodhi idene e djegies se mandateve ishte Berisha dhe anal-istet e tipit Bushati e co.qe sot te gjithe ja faturojne Bashes.Hapni kronikat e asaj dite dhe debatet televizive e te shikoni te gjithe kishin kaluar ne orgazme nga ai veprim dhe prisnin me goje hapur renien e qeverise.Mendoj se Basha duke qendruar ne mbrojtje ben nje gabim te madh.Tani ka ardhur momenti qe luhet per jete a vdekje.Ai di per Saliun aq sa te pataksen te gjithe dhe tani eshte momenti tja nxjeri te gjitha e te beje lojen o te gjitha o asgje,se duke ndejtur ne pozicion prites do ta shpartallojne.Tani eshte momenti ndryshe do behet pishman me vone,dy duar per nje koke thot populli
Shume artikull i goditur. Edhe me nje komentues jam shume dakort, ata nuk jane demokrate por plehra fashistesh.
Ke bere shume mire qe ke votuar ne mbeshtetje te kushtetutes, jo si anal-istet te paguar nga rusi, serbi etj.
Ate dite kam votuar edhe une, jo pet Veliajn, por ne rradhe te pare per te mbrojtur Sistemin, Institucionin e Zgjedjeve qe halabaket me sali spiunin ne krye deshen ta shkaterrojne.
Pa institucione nuk ka shtet, pa shtet ka anarki, kete ka bere qe nga fillimi i demokracise sali spiuni me llumin e tij.
Populli shqiptar, por sidomos e majta nuk do lejojne skenare te tille.
Braktisja e parlamentit, mosmarrja pjesë në votime dhe protestat e dhunshme kanë patur miratimin e padiskutueshëm të të gjithë kupolës kalbaraqe të opozitës, ku rolin kryesor e morën salihalea, monika beja, lulzi pasha, medih çami, dash dollia, vangjel legeni, agron dyka, nard ndoka dhe… vultan ademi!
Të gjitë këta, të gjithë janë deficentë nga truri dhe kanë një problem madhor: -Nuk e njohin turpin si fjalë, si koncept dhe si moral.
Zoti Mustafa Nano, një gazetar dhe analist objektiv, në këtë shkrim përmend faktin se po bëhen bashkë demokratët (në se janë të tillë) dhe bojkotin e zgjedhjeve dhe të parlamentit ia ngarkojnë përgjegjësinë lulziut!
Ai citon: “Është e turpshme ajo që po bëjnë!”
Për këtë bandë, çdo gjë që ata bëjnë, është vetëm “e ndershme”, “jetike”, “atdhetare” dhe “demokratike” dhe jo e turpshme. Ata janë vet turpi!
Sa re keni Lulushin o Nano…ta gexoni pushtetin…eshte I ngopur Lulushi…..