Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite!

5 Nëntor 2021, 18:50Politika TEMA

Sali Berisha ka deklaruar nga Lushnja, se nuk e ka personale betejën që po bën për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA e ka mbajtur personale dhe mbrojtjen e ka bërë për dinjitetin e tij.

Berisha tha se është njeriu më i votuar i Shqipërisë këto 30 vite.

“Shumë njerëz thonë që Berisha e ka një betejë personale. Unë iu garantoj që gabohen. Unë nuk e mohoj çështjen që ekziston personale, por unë atë, me vendosmërinë më të madhe e mbajta personale. 

I bindur si besimi që kam te Zoti që do t’ia dilja mbanë, që do të kisha të drejtë dhe se asgjë s’do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar. 

Mbrojtja e dinjitetit tim ishte në radhë personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në këto 30 vite. Padyshim që mbroja edhe në emër të të gjithë atyre që më kishin besuar mua në çdo hap të jetës sime dhe veprimtarisë sime jam përpjekur të ruaj dinjitetin e tyre. Kur kam dhënë dorëheqjen më 26 Qershorin, po e bëj dinjitetin tim”, tha Berisha.

5 komente në “Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar i këtij vendi në 30 vite!”

  1. Shpellari says:

    Prandaj eshte Shqiperia kjo qe eshte. Vendi i gjithe te keqijave, i fund ne Europe ne te gjitha fushat. Salihi eshte tarallaku me i zgjuar nder tarallaket shqiptare me inteligjence te kufizuar. Shqiptare kane inteligjencen (IQ) me te ulet ne Europe (rreth 82).

  2. Supaxhiu 300 evro says:

    Mbrojtja juaj ngjason shume me mbrojtjen e mafiozeve se ;kur i arrestojn deklarojn gjithmon se ata nuk njohin njeri,nuk kanè lidhje me asnje krim,si dhe punojn per nje cop buke per t’ja çuar familjes.Po 97/98/Gerdeci/21 Janari/Trebicka/Hoxha e shum e shumè tè tjerè sepse lista èsht e gjat.

  3. Cubi Salih eshte njeriu me i pasur i ketij vendi ne saje te shfrytezimit te postit shteteror.Cdo veprim e ka kryer me duart e te tjereve dhe mendjen e tij. Ai perdori te gjithe familjen me babezi te papare.Gjerat ne vendin tone te vogel dhe te varfer duken sheshit.NJe shembull i vogel vetem dy hyrjet e pallatit ku jeton kafsha kushton 1.2 milion euro.Kur do veproje ligji se nuk paskan te mbaruar plepat dhe kusaret.

  4. Tony says:

    Ti je krimeneli i pa diskutueshem per 30 vite. T’dhonte zoti jete qe te jetosh si shkerdhate i poshterum cdo dite.

  5. ?????? says:

    edhe me poshtersia e ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje