Sali Berisha sulmon sërish tre anëtarët e Gjykatës së Lartë: Po u mbahet sekret dosja

5 Nëntor 2021, 19:30Politika TEMA

Sali Berisha deklaroi sërish se reforma në drejtësi është një investim i miliarderit Xhorxh Soros për t’i lënë drejtësinë në dorë kryeministrit Rama.

Ai tha se Basha do bëhet pjesë e lojës bashkë me Ramën për t’u zgjatur mandatin organeve të vettingut, të cilat po bëjnë gjueti shtrigash, shtoi Berisha.

Po kështu ai akuzoi organet e drejtësisë mbajnë sekret vettingun për tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët sipas tij e kanë vendin në burg me shkeljet e bëra.

“Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë, vettingu i të cilëve mbahet sekret. Sokol Sadushi, Ilir Panda, Ervin Pupo. Ligji e ka taksative që vettingu i gjyqtarëve duhet të jetë publik.

Ata jo vetëm që nuk meritojnë të jenë atje po duhet të jenë në burg. Këtë reformë e inicoi Xhorxh Soros për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës. E keni dëgjuar gjë kryetarin pa parti të thotë thë për vettingun, për t’i zgjatur misionin Paloma Ballukut, motrës së Belinda Ballukut.

Bashkëshortes së ministrit të Brendshëm i janë besuar dosjet e qytetarëve. Kryetari i marrë peng kërkon të maskojë votimin që do bëjë për Ballukun në KPK. Jam për vettingun e politikanëve po jo me manipulime.” – tha ndër të tjera Berisha.

4 komente në “Sali Berisha sulmon sërish tre anëtarët e Gjykatës së Lartë: Po u mbahet sekret dosja”

  1. kur do zere mend njeriu says:

    E kush te pjerdh me ty, a i vrare; ti per ca dite do shkoshe ne shtepi pa qirà

    1. RrOfte Rama says:

      Mos u merzit Sali, Rama vec ty te kopjon.

  2. Angjelini says:

    Ik ore hajdut, vrases dhe spiun. Drejtesija do te vendoset mos ke merak per ty dhe familjen tende te korroptuar. I ke hyre ne hak ketij populli o vrases-hajdut.

  3. qytetar says:

    Dosja juaj eshte ne kujtesen e nje populli qe fatkeqesish e ka te dobet …..harron shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje