Analisti i televizionit të familjes Berisha, Kim Mehmeti, shkruan se “Foltoret” e Sali Berishës janë mburrja e Berishës dhe turpi i PD.
“Mediat e Shqipërisë vazhdojnë të merren me ‘çudinë’ e dorëheqjes së Kryeministrit të Maqedonisë, partia e të cilit humbi në zgjedhjet vendore. Pra demokratët e Shqipërisë, në njëfarë mënyre, janë ‘mrekulluar’ nga një akte që duhej të ishte i natyrshëm në një shoqëri shumë partiake, e ku i pari i partisë mbanë mbi kokë diademën e lavdisë së fitoreve por edhe njollën e turpit në ballë të humbjeve.
Shqipëria ‘habitet’ nga sjellja më e natyrshme e kryetarit të një partie humbëse në zgjedhjet vendore sepse demokracia e ‘mëmëdheut’ ndërtohet sipas mendësisë enveriste e cila thotë se lavdia e fitoreve i takon prijësit, e turpi i humbjeve popullit dhe armikut. .
Dhe ndoshta, mediat e mëmëdheut, merren me dorëheqjen e Kryeministrit të Maqedonisë për t’ua rikujtuar drejtuesve të atjeshëm partiak si duhet vepruar pas humbjeve e fitoreve, por duke harruar se Shqipëria e sotme në masë të madhe ende ‘sundohet’ nga Partia e Punës, por e shpërndarë në më shumë pjesë.
E përderisa mediat e Shqipërisë merren me zgjedhjet vendore në Maqedoni, Piktori vazhdon ta shtyjë përpara idenë serbe për ‘Ballkanin e hapur’, duke e ditur se vetëm zhurma mediatike rreth këtij projekti, atij ia mbulon mendësinë e mbyllur enveriste dhe kriminalizimin e Shqipërisë.
Dhe gjithashtu, përderisa Piktori u mbetet besnik projekteve rajonale që do duhej t’ia mbulonin krimin e turpin lokal, Doktori vazhdon me ‘Foltoret’ ku thuhen shumë nga ato që janë heshtur gjatë tridhjetë viteve të shkuara.
Kur jemi te ‘Foltoret’ duhet thënë hapur se ato janë mburrja e Doktorit dhe turpi i PD-së. Janë mburrja e Doktorit sepse ato dëshmojnë që ai ishte dhe mbeti figura më e shquar politike e kësaj partie dhe, ato janë turpi i PD-së sepse tregojnë që edhe pas tridhjetë viteve, kjo parti nuk prodhoi një elitë të re politike që do mund ta zëvendësonte atë të dalë nga shtrati ideologjik i Enverit.
Dhe gjitha këto së bashku, pra si veprimi global i hajdutëve lokal të ‘Rilindjes’, po ashtu edhe ‘Foltoret’ e Doktorit, nëpërmjet të cilave ai e ‘ekzekuton’ të ‘birin’ të cilit më së shumti ia çmonte dëgjueshmërinë ndaj më të fortit, tregojnë se në Shqipëria ka parti të kryetarëve, e jo kryetarë të partive”, shkruan Mehmeti.
Je mi konflikt interesi z MEHMETI sepse ju jini në shërbim të tij (per te mos thene sahan lëpires i tij).
Gjithcka e thene ne menyre brilante. Por, edhe kur artikulohen nga nje individ i thjesht dhe jo si zoti Mehmedi, nje profesionist i artikulimit te fjales, merret me mend lehte vetem nje gje, qe te gjithe ata sundimtare te Shqiperise gjate ketyre 30 vjeteve, nese do e donin sinqerisht kete vend, sherbimi me i mire qe mund te benin eshte largimi nga politika. Mendesia enveriste ka hedhur rrenje thelle ne bindjet e tyre. Nuk po i hyj nese kane qene te mira apo te liga bindjet enveriste, ajo qe ka rendesi qendron ne faktin, se kjo shoqeri nuk mund te ndertohet mbi ato bindje. Po nuk u kuptua kjo, asnje hap pozitiv nuk mund te hidhet ne kete kohe. Ndaj eshte domosdoshmeri qe politikanet e sotem, sidomos ata te mbi 50-tave eshte nevoje te marrin nje vendim per tu larguar nga politika. Te pranojne qofte dhe me nje fjalim te shkurter dhe te vetem, se bene aq sa diten dhe nuk ka popull me zemergjere se ky yni, ta dine se ka per ti falur. Megjithese persa i takon faljes, komunistet fanatik e kane te veshtire ta konceptojne, por ata sot jane pak dhe nuk perbejne shqetesim. Ata do behen faktor vetem kur nje mase higjenike te lindi si domosdoshmeri dhe kur politikanet e sotem tua cojne pushtetin ne preher, me bemat e tyre monstruoze. Ndaj Berisha kete po bene me foltoren e tij, i bindur se midis komunisteve fanatike enverian ai ka me shume miq se kudo gjetke. Por ai do qe te jete vete ne drejtim edhe pse ai eshte shkaktari kryesor i rrumpalles tone 30 vjecare.