Pse PD nuk mundi të krijojë një figurë me kredibilitet në këto vite? Përgjigjet Bujar Nishani

5 Nëntor 2021, 22:08Politika TEMA

Pyetjes se pse nuk mundi Partia Demokratike të krijojë në këto 8 vite një figurë të besueshme që të mos pritej ende nga Sali Berisha për lëvizje dhe ndryshim, ish-presidenti Bujar Nishani thotë se, kjo varet nga besueshmëria dhe integriteti. Në Intervistën me Merita Haklajn, ai tregon kontrastin mes dy liderëve Berishës dhe Bashës.

“Qoftë mungesa e prodhimit të një lideri të ri me të njëjtën forcë që ka ende Berisha, është problematikë që i takon PD dhe faji nuk mund t’i mbetet Sali Berishës. Pse shoqëria nuk prodhon forca të tjera që të kenë këtë mbështetje elektorale që ka PS e PD është faji i shoqërisë.

Ti nuk mund t’ i imponohesh “fake” shoqërisë dhe as partisë si një lider i ri. Fakti që Berisha ka arritur të ruajë këto kreditë ka ëkto kanë të bëjnë me integritetin dhe kredibilitetin e tij personal, për shkak të lidhjeve dhe raporteve korrekte dhe një kontrasti të madh që ka mes Berishës dhe Bashës në çështjen e besimit. Besimi është fondamental në politikë.

Nëse një grupim i caktuar ka besueshmëri minimale ndaj teje e misionit tënd, integritetin e aftësitë e tua nuk të vjen pas. Kur ka një dozë besueshmërie në momente kyçe reagon dhe të vjen pas. Kjo është ajo që ndodh sot me Berishën dhe Bashën”.

Sipas Nishanit për këtë arsye po kërkohet edhe një lëvizje në PD për të ndryshuar ujërat politikë përmes forumeve, pasi deri më tani Kryesia e Këshilli nuk ka treguar fuqi e kompetencë për të realizuar një proces të tillë dhe i mbetet anëtarësisë që ka vetëm një forum që është Kuvendi Kombëtar.

3 komente në “Pse PD nuk mundi të krijojë një figurë me kredibilitet në këto vite? Përgjigjet Bujar Nishani”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Berisha ka ngjashmëri me një copë muti, ndaj të gjitha mizat i afrohen dhe asnjë bletë nuk i afrohet. Zor se mund të gjendet burrë më i mirë për punë të liga sa Berisha!

  2. Artibr says:

    Ky kapteri I saliut yzmegjar mbeti gjithe jeten si min si près I po prapa beri she’s mbeti dhe ki ishte tellalli berishes se ky Tha I pari qe te iki basha dhe te kthehet berisha se ka koh qe eshte pregatitur Por basha e nuhati dhe I perjashtoj te dy I nxori ne nevojtore tani duhan ti bejne gjemen ti marin partin me krihengritje me presin me ça llogace e kercenon saliu ta trembi bashen po nuk ea presionin basha sidomos nga saliu e njeh rrenj e llemball Tha Mir cupi Ata député qe ka vajte me saliun Jan pjesa me e keqe e PD basha ka mar kosto per ta.

  3. shqipo says:

    Z.Nishani me indinjate te thelle po te them qe figura politike qe ti i quan me integritet si S.Berisha nuk jane gje tjeter vecse plehra per tu hedhur ne koshin e plehrave te historise. NQS quan figura apo lider me integritet tipa si S.Berisha atehere e kuptoj se ky popull eshte i mallkuar nga dikush dhe s’ka per te dale ndonjehere nga balta. Vetem nje i cmendur mund te quaje Berishen “udheheqes apo figure politike me integritet”. Saliu bashke me te tjere(duke perfshire edhe ty Bujar) jane pergjejgjes kryesore per kete Shqiperi sot…

    Sa per dijeni Bujar folem per PD e per ata te PS eshte nje histori me vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje