“Vendimi i Bashës është nul”, edhe FRPD kundër kreut të partisë

5 Nëntor 2021, 20:49Politika TEMA

Belind Këlliçi, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), deklaroi pas mbledhjes së FRPD-së se vendimi i Lulzim Bashës për hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, është nul.

Dy ditë para se Sali Berisha të mbledhë të rinjtë demokratë në një Foltore të posaçme në Tiranë, Lulzim Basha urdhëroi hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Një njoftim i zyrës së shtypit thekson se “mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën”.

Këlliçi tha para mediave: “Sot, jam vënë në dijeni nga kreu i Partisë Demokratike për nisjen e një procesi riorganizimi të zgjedhjeve dhe rifreskimi të strukturave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Nga Kryesia e FRPD-së, ky proces konsiderohet nul. Kemi bërë fushatë për PD-në, për të zgjedhur Bashën kryeministër.

Sot jemi njohur me këtë vendim që është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi i sotëm është përtej kompetencave të kreut të PD-së. Mandati im është e vërtetë që ka skaduar, por ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë me mënyrën një votë, një anëtar”.

3 komente në ““Vendimi i Bashës është nul”, edhe FRPD kundër kreut të partisë”

  1. Dardn says:

    Belind Kerrici ha mut ne Bythore.

  2. U dhje fare kjo punë , u nda më tresh PD-ja + 1 LSI = 4 , të shohim ku do t’a mbajë frymën !
    Lulit po i mbetet vetëm vula dhe çelsat e magazinës bosh !

  3. Fatosi-kosove says:

    A edhe ky buze madhi n’a doli kunder bashes !!
    Deri para pak ditesh shante e fyente çdo shqiptar qe nuk voton bashen por edhe vet krriqin,emo lum PD dhe frpd ne ke kane ngelur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje