Kadilli mesazh Bashës: FRPD s’është levë e partisë! Të rinjtë demokratë të refuzojnë sjelljen prej padroni dhe të mos kërkojnë shpëtim te padroni tjetër

6 Nëntor 2021, 10:46Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, vendim që u cilësua nul nga kreu i saj Belind Këlliçi.

Kadilli shton se FRPD nuk mund të kthehet në një levë të partisë dhe se të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin as te një tjetër padron duke iu referuar Berishës.

“Ndërhyrja në FRPD, një tjetër akt flagrant nga Kryetarokrati Basha.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike duhet të kthehet në organizatë demokratike europiane, dhe jo të mbetet organizatë e tipit sovjetik të “levës së partisë”. Forumi nuk duhet të jetë një strukturë burokratike me “udhëheqës” të rëndë. Forumi duhet të jetë një bashkim i lirë, pa burokraci, i të rinjve që kanë mision përhapjën e ideve të djathta dhe nxitjen e rinisë të marrë pjesë në politikë.
Të rinjtë demokratë duhet ta refuzojnë sjelljen prej padroni të Bashës, por nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin tek një tjetër padron. Ata duhet të tregojnë se janë njerëz të lirë, në mendësi dhe në veprime. Ata duhet të tregojnë se janë brezi që do e çojë vërtet PD-në drejt të ardhmes europiane”, shkruan Kadilli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje