Prapaskenat: Ndarja e dytë në PD për “Foltoren”

6 Nëntor 2021, 10:31Politika TEMA

Në një kohë kur ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Sali Berisha kish vendosur të ndryshonte strategji, për të intensifikuar takimet nga dy, në tre në javë. Dhe do ta fillonte me këtë të dielë.

Ai pritet të mbledhë të rinjtë e PD-së, një takim që ai kish ditë që po e përgatiste, dhe bashkë me të po gëlonte edhe debati në zyrat qendrore të PD-së.

A do të merrnin pjesë edhe të rinjtë e FRPD-së? A do të ishte në këtë takim edhe vetë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi që deri më tani nuk ishte pozicionuar me “Foltoren” por as edhe me Bashën.

Dhe enigmën e zgjidhi vetë Lulzim Basha duke shpallur në mënyrë ta papritur zgjedhjet për drejtimin e FRPD-së, duke i kujtuar Belind Këlliçit që mandati i kishte përfunduar që në vitin 2019 .

“Hapet gara për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD. Kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike.

Basha ka caktuar edhe grupin e punës për këtë çështje.

Por vetëm disa orë më pas, nga shkallët e PD-së, Belind Këlliçi bashke me një grup të rinjsh të FRPD tha se Basha nuk ka kompetencën për ta bërë një gjë të tillë.

“Gjykoj që nuk është ky momenti as për t’u uzurpuar FRPD dhe as për të krijuar përçarje më të thellë. Që nga dita e parë që kam shkelur në PD, kam patur një qasje që të mos humb asnjë anëtar, jo më sot ta fusim këtë organizatë në një konflikt me PD-në.

Ne këtë proces nuk e njohim dhe në momentin kur të piqen kushtet, ne kemi detyrim statutor për të patur një grup të ri të Forumit Rinor. Themelet e PD-së janë te FRPD. Jam krenar që në Forumin Rinor ka përplasje mendimesh, por vendimet merren me votë”, tha Këlliçi.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Sekretari i FRPD-së, Grigels Muçollari, duke shkuar madje edhe më tej.

Muçollari e tha troç se një lëvizje e tillë vjen pas vendimit për të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës

“Veprimi i ndërmarrë shkel rëndë statutin. Gjithashtu ky veprim shkel statutin e PD duke tejkaluar kompetencat e kryetarit. Ky veprim vjen pas firmosjes në masën 75% nga anëtarët e FRPD-së për të marrë pjesë te Foltorja. Ky veprim vjen pasi kryetari deklaroi se do marri pjesë në Foltore.

E konsiderojmë nul. I bëjmë thirrje Bashës, që nuk do të lejojmë tentativa kërcënimi. Nuk lejojmë shkeljen e rregullave. Të tërheqë menjëherë lajmërimin e nxjerrë. E konsiderojmë hakmarrje ndaj FRPD-së. Statuti e përcakton qartë se hapjen e zgjedhjeve e përcakton FRPD…” , tha ai.

Pozicionimi i Belind Këlliçit pro “Foltores” shihet si lëvizja më konkrete brenda PD-së. Belind Këllici është deputeti i dytë më i votuar nga PD-ja për qarkun e Tiranës, pas Agron Shehajt. Këlliçi ishte pozicionuar në  vend të sigurt në listën e PD-së por paralelisht ai mundi të thyejë herësin e votave, duke u radhitur ndër deputetet më të votuar.

Pozicionimi i tij jo me fjalë, por me veprim konkret për t’ju bashkuar sipas të gjitha gjasave “Foltores” së Berishës, (ajo c’ka po përflitej prej ditësh), mund të shihet si ndarja më e madhe e dyte me PD-në zyrtare, ajo me FRPD, forumi më i rëndësishëm i partisë pas lidershipit.(SI)

6 komente në “Prapaskenat: Ndarja e dytë në PD për “Foltoren””

  1. Turi says:

    PD duhet shkrire nga themelet, te gjith e kuptojne qe ajo ka mbetur parti e Saliut dhe pa u futur ne burg ai dhe te gjith keta felliqesira qe e mbeshtesin ose bejn sikur se mbeshtesin nuk ka per te ardhur ne pushtet ndonjeher. I ka dal boja sali te ziut dhe po tretet njeriu antishqiptar dhe i rrezikshem qe vetem na ka fundosur dhe ska denim qe ti jepet per te lare çfare ka bere ka vrare dhe vjedhur na ka destabilizuar dhe na ka mbajtur peng si vend.

  2. SADIU says:

    E tmerrshme, brezi i ri, brezi që o sa kishte lindur ose nuk kishte lindur akoma të jetë mbeshtetje e kriminelit te kombit Shqiptar Sali Berishes është e pa parë dhe e pa dëgjuar. E presim të ndryshohet mentaliteti apo ky brez të marrë fatet e kombit në dorë, e pa mundur. Prandaj tërë historin e tyre shqiptari ka mbështetur të keqen, mendimin mediokër dhe të keq. O të rinj mendoni për pozitiven, mendoni për veten tuaj, mendoni për të ardhmen e familjeve tuaja të cilat sa i kini krijuar apo do ti krijoni. Hiqni dorë nga e keqja si majtas dhe djathtas, por është e pa falëshme të mbeshtetesh nje mumje që ka bëre krime të papara por që aktualisht ka vdekur.

  3. Vrana says:

    Shkoi ne te semes PD. Kete e shkaterroi Sali Berisha me Lul Bashen. Qe te dy duhet urgjent te zhduken ngs PD. BILIND Kellici ne krye te PD.

  4. xheJ. eN. Bi. says:

    Ore këta PD- istat më duket se janë të gjithë priftërinjë.
    Këta sillen si prifti që thoshte : bëni si them unë e mos bëni si bëj unë.
    Që nga Saliu i pari e deri te ky Këlliçi, flasin për Statut kur nuk ju pëlqen dhe Statutin e shkelin me të dy këmbët.
    Po Statuti thotë që zgjedhjet bëhen në çdo 4 vjetë. Ka dy vjet që ju ka mbaruar afati kësaj rinie PD-iste, pse nuk u merakosën për Statutin.
    Po poulli ka dhe një shprehje tjetër : po u trazove me krundet, do të hanë pulat. Kështu do ta pësojë dhe PD- ja.

  5. Velo says:

    Ç’lind nga macja, minj do gjuajë. Ç’lind nga Saliu mut do hajë.

  6. U nda PD-ja , u nda dhe Forumi rinor i PD -së , tashti e ka radhën Forumi i grave të PD-së pastaj Forumi i burave të PD-së , e kështu me radhë Forumet e tjera !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje