Revoltohet Flutura Açka: Cilin Berishë të besoj, atë që mbështeti Bashën apo atë që thotë Basha është delja e zezë?!

6 Nëntor 2021, 12:31Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Flurura Açka shpërthen ndaj Sali Berishës lidhur me situatën në PD. Açka e njohur si një figurë e ardhur nga bota e letërsisë dhe pa shumë ngarkesa politike dhe partiake thotë se e ndjen veten të gënjyer nga Berisha për atë që ai e mbështeti Bashën në tetë vjet dhe tani e sulmon atë sikur nuk ka qenë kështu.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Açka lëshoi një lumë kritikash ndaj Berishës edhe për faktin që sipas saj shkeli statutin kur nuk depozitoi ankesën në Komisionin e Apelimit që ajo drejton në PD dhe në të njëjtën kohë kërkon të drejtën me statut me lëvizjen e “Foltores”. Më poshtë një pjesë e zbardhur e deklaratave të zonjës Açka të bërë në emisionin “Deklalog” të gazetarit Qafoku.

Zonja Açka, ç’po ndodh në PD?

Përderisa nuk u ndodh procedura, domethënë po flasim për statutin, gjithë problemi aty është, pyes a është statutore kjo që po bën Berisha? Nëse do zbatohet statuti duhet të vihej në Komisionin e Apelimit që jam unë kryetare dhe të diskutoheshin gjërat me transparencë.

Po zoti Ristani ka thënë që nuk ka komision Apelimi, atëherë?

Jam unë. Jam kryetare e Komisionit të Apelimit. Komisionin e kam, por ende nuk është përfunduar zjedhja e pesë anëtarëve të tjerë.

Domethënë nuk ke komision. Që të jetë funksional duhet të jenë gjashtë vetë.

Jo. Komisioni është. Jam unë dhe jemi në procedura që të zgjidhen edhe pesë të tjerë.

Zonja kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Etikës në PD, nëse nga grupi i Berishës do vi kërkesa (Kundërshtimi për përjashtimin nga grupi parlamentar), çfarë qendrimi do mbani?

Nuk mund të vi kërkesë sepse kërkesa nuk erdhi. Duhet të kishte ardhur në kohën e duhur sepse tashmë “Foltorja” është shpallur dhe është caktuar edhe data e mbajtjes së kuvendit. Unë vetëm një gjë kam premtuar që në fillim. Unë do ta bëja transparente në mënyrë që të isha e qetë para demokratëve. Duke ardhur nga jashtë strukturave të PD unë kam detyrim ndaj çdo demokrati të thjeshtë që ai të kuptojë sepse unë nuk jam kamariere as e Berishës e as e Bashës. Do ta bëja transparente dhe ta vendoste komisioni nëse Sali Berisha të kthehej apo jo.

Kjo është një deklaratë e fortë zonjë.

Ka një keqkuptim shumë të madh. E kemi shpjeguar gabim për militantin e PD. Berisha është pezulluar përkohësisht nga grupi parlamentar. Kjo është zyrtare. Demokratëve u është shitur sikur është përjashtuar Berisha. Është keqkuptuar shumë kjo gjë. Vendimi kë qenë personal ndaj zotit Berisha, përkohësisht deri në një moment të dytë derisa gjerat të sqaroheshin. Nëse do isha në vend të Berishës duhet të isha tërhequr. Berisha duhet të ishte tërhequr. Sa të marrë veten. Sapo ka filluar opozitarizmi dhe ky është dëmi më i madh.

Zonjë kjo fraza opozitarizimi sapo ka filluar…ka 8 vjet në opozitë dhe ju thoni sapo ka filluar?

Unë vi nga jashtë PD. Ndryshe është një deputet që ka qenë brenda. Ka tjetër raport me Berishën dhe tjetër me Bashën. Unë i kam besuar një partie demokratike ku Basha është edhe Berisha. Ka qenë edhe një Berishë aty. Cili Berishë më la mua të gaboj? Se tani i bie që i kam besur Bashës i cili është promovuar nga Berisha. Përse ky Berisha nuk e bëri këtë përpara 25 prillit që unë të mos e bëja këtë hap? Dhe tani ti më bën skanerin e Bashës dhe më thua mua Basha është delja e zezë e PD. Por kjo është shumë vonë. Unë kam besuar te Basha, i cili të ka besuar edhe ty.

Apollon Baçe: Zonjë më lejo të them se Lulzim Basha është qingji i zi që e ka pjellë delja e zezë Sali Berisha.

Zoti Berisha, përse nuk foli një javë përpara? Që demokratët ta kuptonin që po bënin gabim.

Një javë përpara nuk mund të flisnin sepse ishin zgjedhet.

Jo. Jo. Në emër të partisë flitet. Bëhen akte.

Po Basha a duhet ta kishte vrarë babain e vet politik?

Duhet ta kishte vrarë. Ai e vrau, por e vrau shumë vonë.

Jo zonjë e vrau se e vrau Amerika.

Nëse Berisha do kishte bërë aktin përpara, atëherë demokratët nuk do shkonin. Por Berisha ishte i pari që vizitoi Bashën kryetar.

Por tani në çfarë situate jemi?

Prit sepse unë kam probleme me këtë çështje. Ndjehem e gënjyer, e mashtrar. Nga kjo siguri që kam marrë që Berisha dhe Basha janë bashkë dhe PD është një. Vjen një moment që kërcet mes tyre dhe ky është një problem i ardhur nga jashtë. Që i ka hyrë PD nga jashtë si bombë në mes. Atëherë është problem mes këtyre dy kryetarëve. Mes senior-it dhe juniorit. Ta zgjidhin këta të dy. Ta zgjidhin mes njëri-tjetrit. Dhe jo ti krijojnë këtë shok Partisë Demokratike. Ata të dy e kanë për detyrë ta zgjidhin me njëri-tjetrin.

Si do ta zgjdhin?

Unë kam një vërejtje personale ndaj zotit Basha. Përse ti zoti Basha vazhdon të heshtësh kaq gjatë mbi këtë çështje sepse është hedhur në emër të tij kaq shumë në raport me të.

Jo zonjë jeni gabim. Ai ka folur, nga e kam larguar Berishën si të pezulluar në pjesë të Trekëndëshit të Bermudës.

Zonjë çfarë do ndodhë më 11 dhjetor? A rrezikon të ndahet PD?

Ky do ishte skenari më i trishtuar.

A ka gjasa të shkarkohet Basha siç e kërkon Berisha?

Nuk e di dhe nuk mund të bëjë parashikime.

A i mbeteni përsëri deklaratës që PD nuk mund të mbetet parti antiamerikane?

Sigurisht. Berisha përdori vendimin e Blinken për të bërë politikë personale. Unë të dy ama i besoja si Bashën dhe Berishën. Unë e dija se ata ishin një.

Zonjë Berisha nuk po mbledh vetëm firma por po rrit mbështetësit.

Unë kam vetëm një sqarim, a është për të ardhur në krye të PD apo është vërtetë i sinqertë në atë që thotë se dua të rregulloj PD.

10 komente në “Revoltohet Flutura Açka: Cilin Berishë të besoj, atë që mbështeti Bashën apo atë që thotë Basha është delja e zezë?!”

  1. Drejtesia says:

    Te gjithe e dine cfar eshte Berisha dhe Basha,ate qe mesuan njerezit per ty eshte
    Bere nje liber per Bashen ne kembit te deputetes.
    Kush te beson dhe ty?

  2. Dardani says:

    Flutura acka, para se te flasesh bej nje analize krietarit lulezime lulshit bashuqi e do kuptosh qe nuk ka ndarje mes lulit e Sali Ram berishacic. Jane kopsitur e kunguar ne nje grazhd. Vetem nje budalla nuk e kupton. Eshte nje loje e ndyre qe Po bejne si gjithemone ne ndihme te serbo ruseve. Analizoni situaten ne Serbi, forcimin qe Po I ben ushtrise Serbia, mbeshtetje nga Rusia etj etj. Analizoni cfare ka bere Sali Ram berishacic per te shkaterruar Kosoven ne bashkepunim me antishqiptaret e ketu ke edhe Lulin hollandezin tend. Nuk jane te ndare nga njeri tjetri se nuk mundet o Flutura, nuk mundet sepse jane shume fije te thella te ngateruara qe I pret siper Por jo thelle. “ Lufta berisha -Basha “ eshte antishqiptareeeeeee. Kerkon rremuje per hapur rruge Serbise e Rusia.

  3. american16al says:

    Nje te vertete thote zonja , qe Sali Berisha e trajton PD si prone te vehten ,harron qe ate ja dha PS me Ramiz Aline.
    Berisha te jete i ndershem vertete duhet t”a sqaroje ptoblemin e tij personal ne rruge ligjore dhe nuk ka perse te ngaterrohet me partine. Ker te dali i paster nga ky proces atehere ti kerkoje partise “padrejtesite” qe i jane bere.
    Si rrugac dhe i pandershem qe eshte ndjek rruget e “statutit” per te pastruar figuren e tij , si i djallezuar dhe manipulator.

  4. Salivirusi PPSH says:

    BESOJE ATIJ TE MEZIT ME MIRE SE TE KENAQE .
    AKOMA MEREN KETA ME KOMUNISTIN BERRISHA DHE KUKULLEN BASHA QE TE DY JANE PLEHRA ASNJERI NUK E SULMONE TJETRIN SE JANE TE DY NJEREZ TE KRIMIT ..
    BERRISHA KERKONE TE MARI PARTINE TE SHPETOJE VETEN DHE FAMILJEN BASHA KERKONE TA MBAJE PARTINE QE MOS TE DENOHET TANI LINDE PYETJE CDARE ESHTE PD PARTI PER TE SHPETUAR KRIMIN ?

  5. TURIEMIGR says:

    E DIJA SA E ZGJUAR QEISHTE QE NE ELBASAN POR MENDOJA SE ME VAJTIEN NE TIRANE, DO KISHTE MESUAR DICKA, POR AJO QE MESOJ ESHTE SI TE RRJEPI KASTEN ME TE PASUR TE SHOQERISE SHKRIMTARET E SHKRETE QE MBAS MUNDIMEVE MUJORE DHE VITE PER TE SHKRUAJTUR NJE VEPER ,DUHETTE BEHEN LYPSARE TEK FEMIJET,SHOQERIA, PER TE SPONSORIZUAR,PER TE BOTUAR LIBRIN E TYRE DUKE MBUSHUR XHEPAT E KESAJ FELLIQESIRE E TE TJERE.KJO INTERVISTE E KESAJ SHKRIMTAREJE TE MADHE, SE TE JESH BOTUESE SOT DHE SHKRUAN AUTOMATIKISHT BEHESH EDHE SHKRIMTARE SHQUAR, SE KETA PASANIKET SHKRIMTARE, PER PAK ULJE CMIMBOTIMI TE BEJNE DHE ME TE MADH SE KADAREIA. KJO INTERVISTE ISHTE REKLAMA ME E MIRE PER KETE DEPUTETE . PRA BANKA KA LEKE POR SKANE ARDHUR AKOMA……O ZOOOT!!!!

  6. spata says:

    Qe te shpetoj Pd, moj zonja Alicka ,duhet jo vetem te vritet babaj por dhe kulishet qe e kane ndjekur nga pas .Gjithe kjo zhurme qe ka plasur, pas shpalljes se Berishes Non Grata, eshte turp i madh per popullin shqiptare ne arenen nderkombetare .Te gjithe e dine qe ne jemi dorzuar tek SH.B.A. si i vetmi obsjon egzistence .Ne kushte te tjera sdo ishte kjo Shqiperi e shqiptaret ne Ballkan .Turp per ata shqipfoles qe shkojne kundra rrjedhes me ata vendime qe merr D.A.SH.Shprehja e Saliut se shqiptari per nje plesht djeg jorganin eshte shume e vertete .Por Saliu harron qe pleshti eshte ai e jorgani populli i carvalitur .Pleshtin ta djegim dhe jorganin ta androjme me serum qe te sheroje mendjen qe ka .

  7. Tirona says:

    Kjo m’duket shume primitive Mos eshte mashkull dhe paraqitet si femer?Eshte shume e frikshme.

  8. Edvini I Tires says:

    Açka mqs jeni midis dilemave te medha te cilat vene ne prove integritetin tuaj jep doreheqjen dhe ktheju makines se shkrimit. Me fal laptopit… Mjaft na pështirosët me këto përdëllima morale mediokre patetike.

  9. Zj Flutura , Luli nuk ështe delja e zezë si e cilëson Doktori , mbas 9 shtatorit , dhe këtë e thua për të ruajtur e forcuar unitetin e partisë , por haron që ky unitet filloi të dobēsohet e përçahet qē para 13 qershorit , e sidomos mbas 13 qershorit , mbas zgjedhjeve të kontestuara ne parti , që nga vetë figurat udhëheqëse të partisë u quajt MASKARADË .
    Pse nuk e nis që në atē kohē , kur zgjedhjet në parti u zhvilluan sipas parimit NJË ANËTAR NJĒ VOTË, PËR ATË QĒ DO DOKTORI ,e përkëthyer NJË ANËTAR NJĒ VOTË , PËR LULIN !
    Atere kur doktori mbēshtete Lulin që ty t’ë bēri deputete , e besoje , tashti që Doktori thote qē Luli ështē kryetar pa parti , ish kryetar , s’e beson ?
    Pse s’e ngrite zērin qē në atë kohë , po tashti që partia është nē rrugē pa krye ?

  10. qytetar says:

    Edhe Flutur edhe Açke ?!
    Ju jeni llumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje