Zgjedhjet në FRPD, Basha: Aludimet se u njoftuan pasi Këlliçi njoftoi pjesëmarrjen në Foltore janë sajesa

6 Nëntor 2021, 11:41Politika TEMA

Kryetari demokrat Lulzim Basha i ka konsideruar sajesa deklaratat se zgjedhjet në FRPD u njoftuan pasi Belind Këlliçi njoftoi pjesëmarrjen në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Para mbledhjes me grupin e punës të FRPD-së, Basha tha se po ndiqet e njëjta porcedure si në vitin 2014.

“Nuk është e vërtetë, është sajesë e fabrikuar nga interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim janë zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë, që është risi. Për fat të keq mandati i kryetarit dhe drejtuesve ka skaduar dhe sërish me një anëtar një votë do të zgjedhin.

Aludimet se zgjedhjet u njoftuan pasi Belind Këlliçi njoftoi pjesëmarrjen në foltore janë sajesa”, tha ai.

Një ditë më parë kreu dmeokrat urdhëroi hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike me argumentin se “mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën”.

Nga ana e tij kreu i FRPD Belind këlliçi aka konsideruar nul vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD.

Përsa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, duke njohur si kushtetuese zgjedhjet e vitit  2019, Basha theksoi se do të presë zbardhjen e plotë të vendimit.

1 komente në “Zgjedhjet në FRPD, Basha: Aludimet se u njoftuan pasi Këlliçi njoftoi pjesëmarrjen në Foltore janë sajesa”

  1. xhoxhi says:

    Ore Basha po jep o derzi dorëheqjen dhe le të hajë kokën e vet Berisha.Ty nuk të don askush dhe përsëri ngul këmbë që të jesh kryetar.Berisha jo se është më i mirë në partinë demokratike,por ai është mofiozi më i madh dhe ti nuk fiton dot.Ai kur qeveriste i linte të bënin çtë donin dhe kështu ata presin të dalë ai dhe të fillojnë avazin e vjetër.Po ke pak namus bëji me nder mutin PD -së dhe shiko punën tënde..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje