Klevis Balliu: Basha po godet rininë e PD-së, e ka frikë FRPD-në se ka energji

6 Nëntor 2021, 22:10Politika TEMA

Për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu, Lulzim Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij.

Në një intervistë në RTV Ora, Balliu tha se Basha po godet të ardhmen e partisë me një hakmarrje personale sepse kryedemokrati ka frikë nga rinia që shkon në Foltore.

Balliu: Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij. FRPD-ja është organizatë partnere e PD-së që kanë statutin e vet. Luli nuk ka asnjë lidhje me ta. Kjo është një goditje shumë e rëndë për PD-nëse sepse ata janë çelësi i fitores dhe nesër ata do të drejtojnë. Janë mbushur qelitë nga ana e qeverisë me anëtarë të FRPD-së që edhe sot kanë çështje të hapura, por që lidershipi i PD-së nuk ua di emrat.

Kështu goditet e ardhmja e partisë. Kjo do të thotë se nuk e do partinë duke i përjashtuar të rinjtë. PD nuk ka bërë hapa edhe nga kjo arsye se nuk përfshin të rinjtë. Shumë politikanë të njohur të PD-së kanë dalë nga ky forum. Basha po godet të ardhmen e partisë, sepse nuk e do të ardhmen e kësaj partie, sepse do të jetë vetëm një anëtar.

Basha mendon vetëm se si të mbajë karrigen e tij, prandaj po largon të gjithë duke filluar me Berishën e Flamur Nokën. Sot do që të fshijë FRPD-në duke sulmuar dhe zhdukur forumin e rinisë. Këtë po e bën sepse është një hakmarrje personale, pasi rinia është derdhur në Foltoren e Berishës.

Balliu shtoi se Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje.

Balliu: Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje. Por rinia zgjodhi Belindin. Basha nuk e ka lënë rininë të ecë para, sepse kanë më shumë energji, por Basha nuk ka vetë një gjë të tillë. Ne në vitin 2019 kemi djegur mandatet dhe FRPD-së iu kërkuar që të mos bënte zgjedhje se ishim në protesta.

Po ashtu një gjë e tillë iu kërkuar edhe në vitin 2020 sepse do të kishim zgjedhje. Kjo besnikëri e ndihmuan Bashën, por ai i tradhtoi ata. Basha mund të bënte një kërkesë në kryesi, por kjo është çështje e FRPD-së.

6 komente në “Klevis Balliu: Basha po godet rininë e PD-së, e ka frikë FRPD-në se ka energji”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Kur te shan nje kokërr gomari, duhet te jesh nje fare burri. E kam sharë Bashën sa kam mundur sepse nuk shkeputej dot nga krimineli Sali.
    Pikerisht kur ai merr nje vendim qe te shkeputet nga ky kriminel, pavaresisht se nuk ka zotesi te bëhet lider opozitë dhe te rrezoje Ramën, te paktën do have rrugën per te tjeret, duke hequr qafë Komunistin Sali, qe vetem debilat militantë e mbeshtesin, sepse gjysma e trurit u mungon.

  2. Djali i “Kendezit”….o tempora,o mores.Spiuni i sig te shtetit,o be demokrat dhe i biri jep leksione demokracie.

  3. Klevisi i babes , muti i babes says:

    Sa i zgjuar eshte ky ore , pse sberi nje trung baba i ketij po beri kete mut …..do qe ngrohur nje vit qare …..ky qe ai revolucionari i tmershem i Astirit ??? Qe mur e arestoi policia dhee coi ne prokurori, qante si vajze adoleshente….kur doli pastajberi trimin , dava debili, lamash rrugesh

  4. ce says:

    O Kleviso te kamm rixha dil njehere o legen andej nga Astiri dhe blloko rrugen me shpellaret e Astirit se na ka mare malli kur dilje cdo nate bashke me sharebajgen e neveritur gruaja ne tufce Lindita Protoduari. Amon ate rolin prej garipi apo gangsteri me 2 gishta lart ne furgonin e policise e ke qare fare o legen. Po si po te duket tani autostrada e re e unazes apo te dhembin syte kur sheh ate mrekulli inxhinierike qe po del ne pah cdo dite dhe mbuloi ate rrumpallhone te shpellareve te Astirit me moton _ toke e xanun , dhe nderto mbi rruge. Te doli boja o legen bashke me Floida kerpacen surratalienen dhe barkderrin Edhjet brahimkarin e leshitlikes qe bashkohesh me ju cdo nate. Tani vajtoni se bashku si sorra cdo nate mrekulline inxhinierike qe po ben Edi Rama me unazen qe do lehtesoje trafikun e Tiranes ndjeshem.

  5. vjeshta says:

    Boooboooooo…..ky po bëhet si i ati, në pamje e pikëpamje!

  6. Klevis je i vogël, po kur të ritesh do e kuptosh që politika kështu e ka , o do përdorësh , o do t’ë pērdorin , për fatin tënd të keq ,ty t’ë përdorën bile dhe me dëshirën tënde të madhe , tashti ti s’i duhesh më Lulit , përkundrazi me atë protagonizmin tënd të egzagjeruar i dukesh i dëmshēm !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje