“Situata në PD katastrofike”, Kulluri: Nuk është krizë individësh por sistemi e hipokrizie! Kuvendi dhe zgjedhjet e reja provimi më i vështirë

7 Nëntor 2021, 10:14Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri  e cilëson si “katastrofë” gjithë situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Kulliri shprehet se kriza e PD nuk është krizë individësh por krize sistemi e hipokrizie, duke shtuar se vetëm instalimi i demokracisë së brendshme përmes rregullave të qarta e zbatimit mund t’i nxjerrë ata nga “humnera morale”.

“Te dashur miq! Mjafton te ndiqni deklaratat e djeshme ne PD per te kuptuar ne c’pike jemi! Katastrofe!

Kryetare Komisioni Apelimi pa anetare dhe ish Kryetare pa anetare qe debatojne per Komisionin qe merr vendime per vlefshmerine statutore te vendimeve!

Drejtues Forumesh me mandat te skaduar shkarkohen nga Kryetari pse i jane bashkuar Kuvendit te 11 dhjetorit! Basha kujtohet tani per zgjedhje te reja, nderkohe vete drejtuesit e Forumeve nuk kujtoheshin per te bere zgjedhje!

Nenkryetari i PD qe ankohet per “emerimet e Bashes” ne Kryesi pa ju nenshtruar gares, qendroi 8 vjet i emeruar ne ate pozicion!

Dhe deri para 2 muajsh brohorisnin “perpara me Lulzim Bashen” a thua se nuk kane qene aty duke legjitimuar cdo marrezi autokratike te nje aventurieri qe tashme drejton nje parti me 20% te delegateve te Kuvendit dhe PD!

Por ka ca te tjere qe vazhdojne e mbrojne deshtimet e njepasnjeshme dhe vendimet personale te nje kryetari qe e drejton PD si biznesin e tij!

Kriza e PD nuk eshte krize individesh por krize sistemi e hipokrizie! Vetem instalimi i demokracise se brendshme permes rregullave te qarta e zbatimit te tyre na nxjerr nga kjo “humnere morale”!

Partine e parcan dhe dobeson arroganca dhe hipokrizia!

Ndaj Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jene provimi me i veshtire i Partise Demokratike! As pasionet e as shpagimet nuk jane zgjidhja por sjellja ne respekt te memories dhe kurajoja per te pare perpara na cojne drejt ringritjes, perndryshe do sillemi rreth e qark pa dale nga vorbulla e deshtimeve!”, shkruan në rrjetet sociale Kulliri.

5 komente në ““Situata në PD katastrofike”, Kulluri: Nuk është krizë individësh por sistemi e hipokrizie! Kuvendi dhe zgjedhjet e reja provimi më i vështirë”

  1. Demo says:

    Ky e ka kap situaten.Ky eshte problemi i Pd-es.Organizimi,menaxhimi, ne kete parti eshte 0.Ka kryetarin dhe kaq.Ne fakt kete problem e kane te gjitha partite ne Shqiperi,organizimin,Ndoshta,pak me mire e ka Ps-ja.

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Kjo që po ndodh në PD o Kullur është tregues i asaj, që ju, as keni qënë ndonjëherë parti dhe as do jeni!
    Keni qënë një grupim kriminal,që me në krye kryekriminelin dhe kryetradhëtarin më të madh të gjithë kohërave Sali Berisha,e kemi vjedhur,e keni vrarë dhe e keni shitur këtë vend për 30 vjet!

  3. Tirona says:

    Sipas ketij tyryfyli i bie qe PD te mbledhi kuvendin dhe te beje zgjedhje te reja ne parti cdo tre muaj se keshtu i teket ndonje antari te partise.

  4. zalua says:

    Kulluri shkopi nga dy anet me mu…eshte.ame kuptove.

  5. "BOHOTINA" says:

    Jemi bere boze duke thene shume te verteta per politiken per keto vjet. Shkurt, jemi lodhur kot. Tani jam dakort me mendimin e komentuesit “Shqiptari i Ilirise”. Nuk kam cfate te shtoj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje