Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Qafë Mollë, ku një efektiv policie shtyu gazetaren dhe operatorët drejt greminës.
Në një njoftim për mediat, ministri Çuçi njofton se efektivi është larguar nga puna, ndërsa do të ndiqet penalisht.
“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.
I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë.
I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, njofton ministri.
Kjo nuk eshte gje fare , c’fare i ndodhi gazetares.
Po ato qe rrifen ne Komisariate !!! Apo nuk e di kungulli.
Kur do mari fund ky maskarallik ?
Dinjiteti Njeriut eshte i pacenueshem.
Turp!
“E shtyu drejt gremines ” eshte fjale e madhe. Ky lloj denimi i ben te pa mbrojtur policet kundrejt cdo ankimimi per ta. Dhe pastaj prisni te bejne detyren.Ka edhe masa te tjera Solidariteti i gazetareve eshte i njejte me ate te gjyqtareve apo te mjekeve qe marrin ryshfet.Te qenit gazetar nuk te jep te drejte te besh gjithshka. Mund te provokohen nga cdo qytetar dhe pastaj te filmohen per tu pushuar nga puna.
Do bej shtet ky ? Merren me policin e thjesht. Po bente punen e tij polici po i largonte nga rrethimi qe eshte detyrim ligjor. Ata gazetare thjesht u rrezuan vete. Injorantia gazetare bertiste si histerike policit duke e kercenuar. Kjo eshte fytyra e shtetit tone sot, nje polic shahet, fyhet dhe ne fund e flakin nga puna sepse ministri ka frike nga llapaqent mediatik dhe ministri e ka mendien per marketing politik. Shtet patatinash.