Një fëmijë fle në rrënojat e një shtëpie të gërryer nga rritja e nivelit të detit në një plazh në Togo.
Ky imazh mahnitës, vepër e fotografit spanjoll Antonio Aragón Renuncio, kishte për qëllim të nxjirrte në pah një problem me të cilin përballen shumë vende të Afrikës Perëndimore dhe ka marrë çmimin e parë në konkursin e këtij viti për “Fotografin Mjedisore të Vitit”.
Edicioni i 14-të i konkursit, fituesit e të cilit u shpallën të hënën në Samitin e Klimës COP26 në Glasgow, me pothuajse 7,000 aplikime nga 119 vende u organizua si një bashkëpunim midis bamirësisë mjedisore CIWEM, platformës mjedisore të transmetimit WaterBear dhe prodhuesit të kamerave Nikon.
“Jam shumë i lumtur. Është një nder i madh të fitosh një çmim kaq të rëndësishëm,” tha Aragón për CNN. Sidomos ajo që ka të bëjë me mjedisin, e cila është një temë me të cilën punoj prej disa vitesh dhe për të cilën jam shumë i shqetësuar.
Samiti i klimës filloi më 31 tetor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.