Zbulohet patatja më e madhe në botë, në madhësinë e një....qeni

8 Nëntor 2021, 14:32Lifestyle TEMA
Zbulohet patatja më e madhe në botë, në madhësinë

Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë.
Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre gushtin e kaluar, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. “Dukej si një tumor i shpifur”, tha Colin. Menjëherë ai preu një copë për të verifikuar çfarë kishte gjetur dhe u kthye nga gruaja duke i thënë: “Është një dreq patateje!”.

Pas peshimit u mor vesh se ishte një patate që peshonte 7,8 kg, të cilën edhe e emërtuan “Dug”. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Rekorded Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti neozelandez është i lumtur me pataten e vet, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes. “E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje