Rezultatet negative tek Dinamo, presidenti: Do marrim masa, dua burra në fushë

8 Nëntor 2021, 15:05Sport TEMA

Dinamo u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Tirana në derbin e kryeqytetit pak ditë më parë. Blutë fituan në Kupë me rezultatin 2-0 ndaj Tiranës, por në ndeshjen e kampionatit zhgënjyen totalisht. Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi i cili u ka kërkuar falje tifozëve për këtë paraqitje, ndërsa ka theksuar se do të marri masa. Klubi në një postim në faqen zyrtare ka publikuar edhe intervistën e presidentit Bardhi.

Zoti Bardhi, si e keni perjetuar humbjen e thelle te Dinamos ne derbin me Tiranen ?

Jam shume i merzitur per ate ndeshje. Nuk jam i merzitur me humbjen, sepse humbjet ndodhin ne futboll, por jam i merzitur me menyren si humbem. Ishte nje paraqitje shume e dobet dhe jam i pari qe dua t’u kerkoj ndjese tifozeve per ate zhgenjim, edhe atyre tifozeve te padukshem qe nuk e kane ndjekur skuadren ne stadium. Dua dhe do ta bej edhe stafin teknik, ate drejtues dhe futbollistet, qe t’u kerkojne ndjese tifozeve te Dinamos, sepse ata nuk e meritojne ate zhgenjim te tille. Eshte nje humbje qe nuk i shkon aspak per shtat fanelles se Dinamos.

U takuat me stafin teknik apo futbollistet pas ndeshjes ?

Me stafin teknik kemi kontakte te vazhdueshme gjate gjithe kohes, por kete e bejme para ndeshjes. Pas ndeshjes nuk jam takuar me stafin dhe skuadren.

A rrezikon trajneri Bledi Shkembi pas kesaj humbjeje ?

Jo, trajneri Shkembi nuk rrezikon aspak. Ne kemi nisur nje projekt dhe trajneri Shkembi do te jete si nje Ferguson te Dinamoja. Ai nuk do te largohet nga Dinamoja edhe sikur ne te biem nga kategoria. Ne do te vazhdojme punen, do te analizojme me kujdes gjithcka qe ka ndodhur dhe do te marrim masat tona per te ardhmen.

Masat ne cfare kuptimi ?

Masat qe ne te ardhmen humbje si kjo me Tiranen te mos perseriten me. Duhet te nxjerrim shkaqet dhe secili duhet te marre pergjegjesite qe i takojne per ate qe nuk ka bere mire. Personalisht, nuk di si ta shpjegoj pse ndodh kjo gje, sepse ne jemi perpjekur te jemi model ne gjithcka ne klub, ne cdo detyrim qe une kam karshi skuadres. Nese une nuk do ta kisha bere punen time, dakort, por keshtu nuk arrij ta kuptoj. Skuadra ka dy dite pushim dhe pastaj do te bisedojme per gjithcka. Dua qe te jemi te bashkuar per te arritur aty ku duhet. Dua qe lojtaret te jene me burra ne fushe dhe te japin me shume per fanellen e Dinamos.

Skuadra ka vuajtur edhe nga mungesat nderkohe…

Nuk e di nese jane mungesat shkaku, por per mua nuk eshte justifikim. Kur themi se kemi 20 lojtare te gatshem, atehere nuk eshte pune mungesash. Ne e dime qe skuadra ka nevoje per perforcime, si cdo skuader tjeter. Per kete pjese po punojme, por deri ne merkaton e janarit ka kohe. Dinamo duhet te shfaqet si nje skuader dinjitoze ne fushe, humbje si kjo me Tiranen jane te papranueshme !

1 komente në “Rezultatet negative tek Dinamo, presidenti: Do marrim masa, dua burra në fushë”

  1. Tifozi Dinamos pergjithmon says:

    Rrespekte per presidentin nje burr i shkelqyer na kerkon falje te terve panvarsisht se fai nuk esht i atij , un e kam fal me zemer si do qe te jet Dinamo se nderroj me as nje ekip ne bot , ndeshja me Tiranen na hidhnoj por nuk ka problem futbolli i ka kto , vetem duam dhe humbjet ti bejm me dinjitet , i uroj Presidentit trajnerit stafit te klubit Dinamo ekipit suksese dhe vetem fitore ne te ardhmen , nuk duhet te dekurajohemi se ky ekip na beri krenar kur fituam me Tiranen , rrespekte dhe vetem fitore per ekipin e zemres Dinamon ❤️❤️❤️❤️❤️???‍♂️ Ju uroj fat dhe lojra dhe fitore te bukura ne te ardhmen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje