“Milani nuk harron", derbi i Italisë: Tifozët prekin me koreografinë

7 Nëntor 2021, 22:11Sport TEMA

Derbi i Italisë mes Milanit dhe Interit gjithmonë shoqërohet me koreografi fantastike nga tifozët e të dyja skuadrave.

Këtë herë ultrasit e “kuqezinjve”, Carva Sud kanë prekur duke dhënë një mesazh të fortë dedikuar punonjësve të spitaleve dhe atyre që humbën betejën me virusin Covid-19.

Milani nuk harron

Për ata që luftuan, për ata që nuk ia dolën

Për ata që luftuan në vijën e parë për të shpëtuar kombin

Ne i nderojmë këta njerëz, duke u kushtuar koreografinë më të rëndësishme të sezonit”, shkruajnë kuqezinjtë në “strishat” e tyre të hapura në San Siro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje