Tirana shkatërron Dinamon, nis shkëputjen në krye

6 Nëntor 2021, 21:42Sport TEMA

Tirana konfirmohet si pretendentja kryesore për titullin kampion, pasi bën të sajën derbin ndaj Dinamos dhe thellon distancën nga ndjekësit në renditjen e kampionatit.

Bardheblutë hedhin pas krahëve humbjen në Kupën e Shqipërisë, sërish ndaj Dinamos dhe ofrojnë hakmarrjen më të mirë, duke fituar pastër 4-0 dhe duke nisur shkëputjen.

Në një atmosferë mjaft të mirë në “Air Albania”, bardheblutë bënë ndeshjen e tyre karakteristike, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar shpejt, teksa pikërisht nga një rast i tillë, gjetën avantazhin në minutën e 45-të.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtin ritëm, me të besuarit e Shehit, që kapën në dy kundërsulme mbrojtjen dinamovite dhe shënuan dy herë të tjera me Xhixhën, duke vulosur fitoren që i ngjit në kuotën e 20 pikëve, 6 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

1 komente në “Tirana shkatërron Dinamon, nis shkëputjen në krye”

  1. Iliri says:

    Dinamo urgjentisht duhet te largoje trainerin i cili eshte totalisht i pa afte dhe kete e ka treguar kudo ku ka shkuar.Dinamo futbollista ka por drejtimi nga traineri eshte skandaloz ne asnje ndeshje nuk ka luajtur mire.Shkembi ne shkoder pesou 6 gola dhe e quajti se na ndeshkoi fati se luajtem mire se ne nuk kemi frike nga asnje ekip.Nje mendjemadh qe se cfare i duket vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje