Është mbyllur me rezultatin 0-2 derbi, Manchester United-Manchester City. Miqtë ishin superior në 45 minutat e para duke shënuar dy herë.
Fillimisht një autogol i Baily zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 7-të, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë, City shënoi edhe golin e dytë me Bernardo Silva.
Një gafë e mbrojtjes së Man United bëri që Silva të përfitonte dhe të dërgon topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë, Manchester City administroi rezultatin, ndërsa United ishte i dorëzuar totalisht duke mos e rrezikuar asnjëherë portën e Ederson.
Një ndeshje katrasfrofë nga ekipi i drejtuar nga Solskajer që rikthehet te humbja në kampionat.
Me këtë fitore, City shkon në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Man United 17 pikë në vendin e 5-të.