Milan-Inter, derbi që vlen 1 miliard euro

5 Nëntor 2021, 17:12Sport TEMA

Derbi i Milanos numër 229 i historisë cilësohet nga “CorrieredelloSport” si “ Derbi i miliardshit” për shkak të vlerave të skuadrave.

Sipas “Transfermarkt, ekipi i Inter-it vlen 525 milion euro, ndërsa ajo e Milan-it 476 milion euro. Ajo që bie në sy është se Milani ka parë që ti rritet vlera e skuadrës në një sezon të vetëm me 42%.

Kjo ka ndodhur edhe pse nga Milano është larguar Donnaruma me Calhanoglu,por gjithçka është kompesuar nga rritja e lojtarëve si Tonali apo Leao. Ndërkohë, edhe pse në skuadër ka lojtarë tepër të mëdhenj në moshë si Giroud, Ibrahimoviç dhe Kjaer, mosha mesatare e Milan-it është 25,3.

Zikaltërit kanë një moshë mesatare relativisht të lartë me 28,4. Kjo moshë për zikaltërit pritet të ulet në merkaton verore me largimet dhe afrimet që do të bëhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje