Anglia do përballet me Shqipërinë me datën 12 nëntor dhe 3 ditë më pas me San Marinon, për kualifikueset e Botërorit 2022. Trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southgate ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të ftuar për këto përballje.
Southgate ka lënë jashtë Jadon Sancho. Tekniku ka rikthyer në ekip Harry Maguire, Trent Alexander Arnold, Kalvin Philips, Jude Bellingham dhe sulmuesin Marcus Rashford, i cili s’ishte në dy ndeshjet e fundit për shkak të operacionit në shpatull.
Anglia është favorite absolute për të fituar në këto 2 takime, me gjigandët britanik që tashmë shohin nga Botërori i Katarit.