U luajtën ditën e sotme ndeshjet e Kupës të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Ndryshe nga kampionati, Partizani regjistron një tjetër fitore në Kupë, teksa mposhti minimalisht në transfertë Besëlidhjen.
Fitore minimale kanë korrur edhe Teuta me Laçin, që mposhtën jashtë Korabin dhe Tomorin. Egnatia ka surprizuar Kukësin, me skuadrën e Maganit që triumfoi 3-1, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund.
Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Pogradecit, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, ndërsa Skënderbeu dhe Kastrioti nuk shkuan më shumë se barazimi në transferta ndaj Bylisit dhe Flamurtarit.
Ndërkohë duke filluar nga ora 16:45, do të luhet derbi i kryeqytetit në Kupë mes Tiranës dhe Dinamos.
Rezultatet Grupi A:
KORABI 0-1 TEUTA
BESËLIDHJA 0-1 PARTIZANI
BYLIS 1-1 SKËNDERBEU
Rezultatet Grupi B:
POGRADECI 0-2 VLLAZNIA
TOMORI 0-1 LAÇI
EGNATIA 3-1 KUKËSI
FLAMURTARI 0-0 KASTRIOTI