Nga Arsen Hoxha, ish arbitër i FIFA-s
Aplikimi i sistemit VAR, ka sjelle nje permiresim te ndjeshem ne drejtesine sportive, por fatkeqesisht jane mjaft gjera qe duhen permiresuar.
Dihet se ky sistem perbehet nga dy elemente te lidhura ne menyre organike me njeri tjetrin qe jane trasmetimi televiziv i cili siguron filmimin e ndeshjes dhe mundesine qe nepermjet vidios, ju ben te mundur asistentit te arbitrit dhe vete arbitrit kur ai e shikon te domosdoshme, rishikimin disa here te rastit qe diskutohet.
Pjese e elementit te dyte jane asistentet e arbitrit ne vidio, njeri perj te cileve eshte arbiter dhe tjetri asistent arbiter.
Kemi pare se pjesa dermese e te pakenaqurve kane pasur te drejte.
Keshtu eshte harxhuar nje kohe e gjate, madje edhe nga 3 deri ne 6 minuta per te mare nje vendim perfundimtar. Kjo kohe zgjatje eshte fare e pa justifikuar dhe aspak profesionale. Maksimumi qe nje arbiter i mire duhet te harxhoje nuk duhet ta kaloje kurre minutin.
Ne cdo mosbindje te tyre, duhet te kete nje marveshje llogjike nga te gjitha palet. Ata duhet te marrin vendimin me te lehte, qe do te thote se kur ai nuk eshte i bindur plotesisht, por ka rezerva, nuk duhet kure te japin nje penallti, nje gole apo nje karton te kuq. Vetem ky kompromis llogjik krijon premisat qe vendimi te merret shume shpejt.
Por a u jane plotesuar arbitrave kushtet e domosdoshme per te marre vendimin me te drejte dhe brenda nje kohe sa me te shkurter ne pamjet e ofruara nga ekipi i transmetimit televiziv?
Per fat te keqe ne shume raste jo.
Shembulli me i keq ishte ai i ekipit qe transmetoje ndeshjen Tirana – Partizani. Kameramanet shfaqen munges te larte profesionalizmi dhe pergjegjesie dhe kjo jo nga padia, por nga neglizhenca dhe nenvleftesimi i misionit te tyre.
Ata punuan me plane shume te gjere, qe eshte tipike e nje kameramani dembel. Eshte fare e thjeshte te kapesh nje plan te madh, mundesisht edhe gjysmen e fushes dhe te mjaftosh duke levizur kameren vetem majtas apo djathtas.
Tamam pune dembeli, por ajo qe kerkohet nga nje kameraman me shkalle te larte profesionalizmi dhe pergjegjesie ndaj detyres, eshte qe t’u japi sportedashesve dhe per pasoj edhe arbitrave, pamje shume te pastra.
Kjo kerkes diktohet edhe nga nje fakt tjeter. Sportedashesi eshte i interesuar qe me shume se nje imazh pa identitet qe jep nje filmim ne distance te larget, te shikoje paster se kush eshte lojtari, levizjet teknike, mimiken e futbollistit dhe nepermjet saj dhe gjendjen shpirterore te tij.
Te shikoje paster kur nderhyrja e nje futbollisti eshte e gabuar apo e rregullt e shume gjera te tjera qe lidhen direkt me nje transmetim modern te nje ndeshje futbolli.
Transmetimi i ndeshjeve te javes se fundit tregoje se kompania “Super Sport Albania”, i ka te gjitha mundesite qe me profesionalizmin e stafeve te saj te plotesoje te gjitha kushtet e domosdoshme qe kerkojne funksionimi i sukseseshem i sistemit VAR si dhe sportedashesit.
Le ta shikojme kete permiresi vetem si fillim te punes se saj dhe jo si limit.