“Jam patriot“, futbollisti i rritur në Greqi tregon dashurinë për Shqipërinë: Më kërkoi Kombëtarja greke, por zgjodha kuqezinjtë

1 Nëntor 2021, 10:00Sport TEMA

Anxhelo Tafas është kthyer në portierin e momentit në Superiore. Jo pak herë gardiani 21-vjeçar ka bërë heroin për Kukësin, ku përveç pritjeve të mrekullueshme, aplikon edhe një futboll modern në lojën me këmbë.

21-vjeçari mbron gjithashtu edhe fanellën kuqezi, të cilën e ka zgjedhur para Kombëtares greke, vend në të cilin edhe ka lindur e ka jetuar gjatë.

I ftuar në emisionin “Ora Sport“, portieri shqiptar tregon se trajnerin e ekipit kombëtar grek e ka mik të tijin dhe se Shpresat helene i kanë kërkuar të veshë fanellën e tyre, por në fund i ka refuzuar për të zgjedhur Shqipërinë.

“E dua Shqipërinë shumë. Jam patriot. Trajnerin e Kombëtares greke e kam mik të mirë, por prapë zgjodha Shqipërinë. Kam pasur ofertë nga U21-shi i Greqisë. 

Longo? Është shumë trajner modern, ka ide dhe ka komunikim shumë të mirë me lojtarët”, ka thënë Anxhelo Tafas

4 komente në ““Jam patriot“, futbollisti i rritur në Greqi tregon dashurinë për Shqipërinë: Më kërkoi Kombëtarja greke, por zgjodha kuqezinjtë”

  1. Moisi Golemi says:

    Po pse Tafas dhe jo Tafaj??

  2. Babale says:

    Po të ishe patriot ti e kishe lene mbiemrin Tafa jo tafas

  3. Matrapiku says:

    A ju dhjefsha REKLAMAT e Patriotizmit (dhe jo patriotizmin), eshte trishtuese kur te rinj te lindur dhe te ritur ne Eirop, jane kaq te vonuar (ne IQ), anakronik dhe dritshkurter.
    .
    Dashuria per vendin eshte dicka instiktive dhe nuk do reklama, madheshti eshte te ndihesh qytetar i Ndershem kudo qe ndodhesh, duke kaluar caqet e qytetit, te shtetit, te kontinentit … qe je lindur.
    .
    Patriotizmi (fjale Greke) ishte term kur lindi identiteti Kombetar, kur kombi rezikohej per mbijetes.
    Sonte asnje rezik i till nuk ekziston nga Europa por e kunderta ndodh nga “vellezrit” tuaj Turq qe duan ta Ottomanizojn dhe Islamizojn totalisht Shqiperin dhe Ballkanin.
    .
    Lerini reklamat … patriotizmin tregojeni vetem me vepra, se ndryshe ktheheni ne Laicista dhe mashtrusa.
    Eshte berë e modes kush e kush te tregohet me patriot nje modë mesjetare, ku Evropa ka shekuj qe e ka harruar.
    .
    Evropa e tregon vetem me vepra, pune, qytetari, respekt ndaj ligjit dhe humanizem. Prandaj jane shekuj perpara.

    1. tironsi says:

      Matrapiku-vazhdon te perhapesh fake news, gje qe e kane bo neo-greket dhe vazhdojne qe ta bojne akoma.
      Fjala “patriot” nuk vjen nga greqishtja sic genjen zotrote, por nga latinishtja (Patriota), fjale qe eshte perdorur per here te pare ne latinisht ne shekullin e VI.
      Prej latinishtes, ishin francezet qe e perdoren ne shekullin e XV dhe prej tyre e moren amerikanet.
      Ti vazhdon te mashtrosh dhe te vesh ne gojen e shqiptareve fjale qe kurre ato nuk i kane thene. Shembulli me tipik i hajvanllekut tend eshte kur ne cdo diskutim, vazhdon te futesh turqit dhe Turqine.
      Kaq shume i paske qejf turqit sa nuk te rrihet pa u krujt me to. Ne tironsit, tipave si puna jote i themi: ” je bo si Shabon Qosja”, apo “je bo si Shabon hunderri”.
      Si katunar qe je, me siguri nuk e di se kush ka qene Shaboni qe permenda me lart, por meqenese ja ke mor doren internetit, po ta le ty me e gjet se kush ka qene Shaba rahmet paste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje