Djali i Igli Tares shënon një tjetër gol te Lacio, zgjedh që të festojë me shqiponjë

31 Tetor 2021, 16:35Sport TEMA

Djali i Igli Tares, Etienne Tare, po vazhdon në gjurmët e të atit. Gjithmonë duke u aktivizuar me të rinjtë e Lacios dhe duke dhënë kontributin e tij. 

Jo pak kohë të vështira ka kaluar ky djalosh që sulmohet nga tifozët sa herë që skuadra nuk është mirë.

Madje edhe kur ekipi i parë merr rezultate negative, mbështetësit e Lacios zgjedhin që të sulmojnë Etienne në rrjetet e tij sociale për shkakun e të atit.

Pavarësisht këtij presioni të madh, djaloshi po tregon të gjitha vlerat që zotëron. Në ditën e djeshme 18-vjeçari ka shënuar në fitoren e thellë të Lacios ndaj Askolit për Primavera 2, 1-4. 

Menjëherë pasi tundi rrjetën, Tare zgjodhi që të festonte me shqiponjë.

1 komente në “Djali i Igli Tares shënon një tjetër gol te Lacio, zgjedh që të festojë me shqiponjë”

  1. Arjan says:

    Sa provinciale me keto shkrime. Zgjedh te festoje me shqiponje..Pffffffffffffff…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje