Problemet duket se nuk kanë të ndalur te Barcelona. Përveç rezultateve aspak pozitive, klubi katalanas duhet të përballet edhe probleme të lojtarëve.
Ditën e djeshme në sfidën që Barcelona barazoi 1-1 ndaj Alaves, Sergio Aguero u detyrua të largohej nga fusha e lojës në pjesën e parë. 33-vjeçari tha se ndjente një shtrëngim në gjoks dhe u shtri në tokë.
Pas ndërhyrjes së mjekësve, futbollisti u ngrit dhe u transportua menjëherë në spital.
Pas ekzaminimeve të para, problemi i lojtarit është te zemra. Madje “SPORT” raporton se argjentinasi është diagnostikuar me aritmi në zemër.
Bëhet fjalë për një çrregullim të ritmit të zemrës, prej të cilit mendohet se Aguero ka vuajtur edhe në të kaluarën.