Ditën e sotme duke filluar nga ora 16:45, do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të në Abissnet Superiore.
Për këtë sfidë, klubi shkodran ka vendosur të mos lejojë në stadium tifogrupin e Tiranës “Tirona Fanatics”. Shkak për këtë është bërë një postim i këtyre të fundit, i cili sipas klubit të Vllaznisë ka qenë fyes.
“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozerive respektive në shkallët e stadiumit.
Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit. Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.
Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozëve të Tiranës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.
POSTIMI I “TIRONA FANATICS” PARA NDESHJES:
Oh sa mire ja keni bo. Kafshet e Kane vendin me pyll. Spektalet Jane per qytetaret.
” Tirona fanatics” nuk jane as 10 % e tifozerise se modhe te tirones.Ne pjesen dermuese ne ate grupim ka tropojane, kuksiane, laciane e pak tironsa.Ata jane me se shumti nje grupim politik qe marrin udhezime nga SHQUPI . Ata me shume i demoralizojne futbollistet se sa i motivojne.Perpara TIRONA e qytetareve te vertete tironas.