Disfata në derbi dhe ecuria negative në këto gjashtë javë të para kampionati, ka bërë që situata tek Partizani të jetë e trazuar.
Ndërkohë që opinioni është i ndarë nëse Ilir Daja duhet të qëndroje ende apo duhet të largohet, numri një i Partizanit ka marrë vendimin e tij që e kishte lajmëruar që para ndeshjes me Tiranën.
Gaz Demi ka vendosur që të jetë timonieri i Partizanit dhe për ndeshjet në vazhdim, pavarsisht ecurisë negative.
Burime bëjnë me dije se tre ndeshjet e radhës do jenë vendimtare për fatin e Ilir Dajës ku do kërkohet marrja e pikëve të plota.
Në tre takimet e radhës Partizani do luajë kundër Egnatias, Kastriotit, dhe Laçit, sfida ku do synohet 9 pikë.
Në letër përballjet duken të lehta, por duhet parë në fushë se cili do jetë rezultati dhe pse kundërshtarët do kërkojnë të shfrytëzojnë momentin “jo” të Partizanit.
Duke iu shtuar këtu dhe dënimin që të kuqtë kanë marrë nga komisioni i disiplinës ku nuk do kenë të pranishëm tifozerinë dhe trajnerin Ilir Daja në stol. (TemA)
Po si 9 pike kur tranjeri eshte denuar 2 ndeshje! Kush do rri ne pankine Olsi ti marri 6 pike?!