Dinamo-Kukësi, dueli i parë në elitë vlen për titullin

28 Tetor 2021, 18:13Sport TEMA

Dinamo dhe Kukësi do të luajnë ndeshjen e parë në histori, në elitën e futbollit shqiptar. Kur blutë ranë në nivelet e ulëta të futbollit, veri-lindorët u ngjitën për të qenë protagonistë.

Në këtë sezon, të dyja skuadrat synojnë të rivalizojnë për titullin, por dueli i kësaj të premteje në Arenën Kombëtare duhet fituar për të mos humbur terren edhe nga Tirana kryesuese.

“Dinamo është një skuadër me traditë, edhe pse është kthyer vetëm këtë vit në elitë. Nuk duhet të harrojmë që kanë një ekip të mirë dhe që pretendon titullin.

Por, aktualisht, rivalët tanë janë nën presion për të fituar. Kukësi në anën tjetër, nuk ka thjesht presionin e 3 pikëve. Ne jemi të detyruar që të fitojmë, për mentalitetin dhe objektivat që kemi. Jemi në një moment ku nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive”, u shpreh Longo, trajner i Kukësit.

“Luajmë kundër një kundërshtari të fortë, të mirë që ka bërë mirë, kanë një sulm të mirë. Mendoj se kemi marrë masat e duhura që kundërshtari ato momentet që të ketë të ketë fatin jo të mirë pasi në futboll është e rëndësishme”, u shpreh trajneri Dinamos Bledi Shkembi.

Të shtunën në Shkodër luhet edhe klasikja e futbollit shqiptar, ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës. Java e shtatë e Superiores mbyllet të dielën me ndeshjen Teuta-Kastrioti, sërish në “Loro Boriçi” dhe sfidën ku Partizani pret Egnatian, me synimin që të regjistrojë fitoren e parë sezonale.

1 komente në “Dinamo-Kukësi, dueli i parë në elitë vlen për titullin”

  1. Kris says:

    DINAMO Kampion !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje