E thonë statistikat, Juventusi i Allegrit më i dobët se ai i Pirlos

29 Tetor 2021, 20:24Sport TEMA

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit në verë, përsëri Juventusi vazhdon të shfaqë probleme në kampionat. As rikthimi i Massimiliano Allegrit, nuk po arrin të rikthejë rezultatet pozitive te bardhezinjtë.

Madje nëse bëhet një krahasim me paraardhësin e tij, Andrea Pirlo, skuadra e Allegrit është më dobët në 10 javët e para.

Teksa numërojnë 10 xhiro në kampionat, Juventusi është në kuotën e 15 pikëve, ndërsa në të njëjtën periudhë një vit më parë me Pirlon, skuadra kishte grumbulluar 20 pikë deri në këtë fazë.

Nuk është vetëm kjo statistika që shqetëson te “Zonja e Vjetër”, pasi edhe diferenca me kreun e renditjes është e madhe, plot 13 pikë.

Shifrat janë tejet zhgënjyes për Juventusin e këtij sezoni edhe në mbrojtje, pasi në 10 ndeshjet e para, kanë pësuar 13 gola, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë në 33 vitet e fundit, më saktë nga sezoni 1988-1989.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje