Nga Arsen Hoxha
Nuk them FSHF-ja por Armando Duka sepse faktet e shumte kane treguar se ai eshte person i vetem qe gezon pushtet absolut per te bere pune te mira apo dhe jo.
Te tjeret, ne shume raste jane si kuklla qe pak guxim kane, qe ne menyre te pavarur ti dalin zote punes se tyre dhe me kurajo te ndermarrin veprime te guximshme ndaj kujtedo qe cenon punen e institucionit te FSHF-se, qofshin keto edhe kompani sigurimi te kontraktuara per mbarvajtjen e ndeshjes.
Kemi pare se ne mjaft ndeshje nderkombetare, masat shume te mira te organizimit nga ana e FSHF-se ne aspektet e tjera, shkatrohen thjeshte nga nenvleftesimi i nje faktori teper te rendesishem.
Pikerisht me ate qe ka te beje me permbushjen e detyrimeve dhe pergjegjesive per mbarevajtjen e ndeshjes.
Gjate kohes qe punova ne FSHF por edhe nga ato qe shikojme ne vazhdimesi, nuk kemi degjuar te kete nje person te ngarkuar direkt me kete problem. Per pasoje asnjehere nuk kane munguar sjelljet e gabuara te spektatoreve, hedhjet e sendeve ne fushat e lojes si dhe demtimet e mjediseve dhe te paisjeve sportive.
Mendoj se ka qene nje ndeshje me Francen, ku mua me caktuan ne rolin e shoqeruesit me Delegatin e UEFA-s. Nje ore para fillimit te ndeshjes ai kerkoi qe te shkonim dhe te shikonim se si ishte i organizuar kontrolli fizik i sportedashesve qe do te hynin ne stadjum.
Ai ngeli i befasuar kur pa se me perjashtim te biletes ndaj tyre nuk kishte asnje kontroll tjeter per sendet e ndaluara qe ata mund te kishin me vete.
“Ketu nuk qenka problem, edhe arme mund te futesh” – me tha.
Per tu justifikuar, une i thash se ai kontoll behet ne disa pika perpara se ata te afrohen te portat e hyrjes. Ai kerkoi qe ti shikonte ato vende, por une i turperuar i thashe se nuk ishte nevoja pasi edhe atje afersisht do te shikonim te njejten situate. Me sa duket ai e kuptoi sikletin tim dhe u kthyem te tribuna qendrore.
Ne ate ndeshje si dhe ne shume te tjera u hodhen mjaft sende ne fushe dhe ne menyre te vecante flakadan. Ndeshja u nderpre per disa minuta dhe FSHF u denua nga UEFA me nje gjobe 40 apo 50 mije euro qe nuk me kujtohet egzaktesisht.
Afersisht e njejta situate ndodhi edhe me Polonine apo edhe ne ndeshjen Tirana – Partizani te javes se fundit.
Pervec gjobave, Partizani u ndeshkua qe disa jave te luaj pa tifozet e saj. Tirana morri gjobat e merituara.
Per te gjithe eshte e qarte se personat qe kryejn keto akte vandale jane vetem ajo pjese injorante e shoqerise qe kane zbritur ne rruget e qyteterimit pa u mesuar mire me rregullat e saj.
Pyetja qe shtrohet eshte se a do te lejohet edhe me tej, qe futbolli te mbetet penge e tyre?
A do te arrije FSHF-ja qe ne ndeshjet nderkombetare dhe klubet futbollistike ne aktivitet kombetare t’u tregojne vendin e merituar ketyre?
Mendosj se ka dy rruge.
Se pari: – Kontratat me shoqerite e sigurimit qe marrin persiper plotesimin e detyrimeve duhet te jene te qarta dhe rigorozisht te zbatueshme.
Nese ato e kane si detyrim qe te ushtrojne nje kontroll te imet mbtifozet qe ne stadjum te mos futin asnje send te ndaluar, dhe deshtojne ne kete mision, qofte edhe sikur dy shishe plastike apo dhe nje flakadan i vetem te hidhet ne fushe apo te ndezet ne tribunat ku sportedashesit jane te vendosur, shperblimi i tyre do te jete ZERO leke.
Une e di se vet z. Duka apo presidentet e klubeve nuk mund te merren vete direkt me te, por nje urdher i prere qe financieret perkates te mos t’u paguajn as edhe nje qindarke kompanive te sigurimit kur ata deshtojne ne detyrimet e tyre, duhet te ua japin.
Se dyti: – Paisja me kamera dhe evidentimi i rasteve te shkeljeve, sipas ligjeve te vendosura kohet e fundit te ndiqet dhe te cohet deri ne cuarjen para organeve te drejtesise, por edhe kjo vecanerisht ne ndeshjet nderkombetare duhet te jete detyre funksionale e njerit prej punonjesve te FSHF-se, qe z. Duka duhet te caktoje.
Me gjithe ato ngjarje qe ndodhen me Polonine, nuk kemi degjuar asnje mase te marre dhe as nje emer te vene para pergjegjesise penale.
Ka ardhur koha qe z. Duka si President i FSHF-se dhe presidentet e klubeve te mos lejojne me askend te tallet me investimet e tyre dhe me turperimin ne arenen boterore te futbollit shqiptar.