Tirana fiton klasiken përballë Vllaznisë

30 Tetor 2021, 18:45Sport TEMA

Tirana vazhdon me fitoret. Bardheblutë pas fitores në derbi javën e kaluar kanë arritur të fitojnë sot edhe ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-2 në “Loro Boriçi”.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi gjeti golin e parë që në minutën e 25-të me Redon Xhixhën që kaloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gjyqtari akordoi pozicion jashtë loje, por më pas me VAR u akodua gol pasi Xhixha ishte në pozicion të rregullt.

Në fraksionin e dytë Vllanzia tenton të barazoi ndeshjen, ndërsa Tirana ngeli me 10 lojtarë pasi Toli bën një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Da Silvës. S

hkodranët nuk përfitojnë edhe pse kanë një lojtar më shumë, e madje pësojnë golin e dytë.

Një kundërsulm “vrasës” nga bardheblutë me Seferin që i vetëm me Zogovic nuk gabon, por dyfishon ndeshjen.

Me këtë gol të shënuar mbyllet edhe e gjithë ndeshja, Tirana “arratiset” në krye të Superligës me 17 pikë, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e dytë radhazi dhe ndodhet në vendin e 4-të me 9 pikë.

2 komente në “Tirana fiton klasiken përballë Vllaznisë”

  1. Bravo Korça says:

    Urime Tiranës! Fitoi me meritë!
    -Turp për “Tirona Fanatics”. Rrugaçë që kacavirren në flamurin 100 vjeçar bardh e blu të SK Tirana dhe shajnë si rrugaçë se i duket vetja të ndërkryer.
    – Grupe të tilla duhet të nxirren jashtë ligjit si “grupe rrugaçe” dhe personat që ofendojnë apo dëmtojnë duhet të dënohen.
    Përshëndetje nga “Tirona AntiFanatics”.
    Tirona Kampjon!:)

    1. tifozi says:

      Shume dakort me kete koment. Ne sport dhe stadiumet toba nuk duhet te kete vend per rrugacet qe hiqen si tifoze.
      Ndeshja kunder Polonise, ishte nje turp qe na mbeti ne dere, packa se ishin polaket qe provokuan te pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje