Edmond Dosti është një nga ata ish-lojtarë që gjithnjë ngre zërin për problemet e klubit të tij të zemrës. Situata te Partizani nuk është aspak e qetë në këto 7 javë të para, ku vuajnë ende mungesën e një fitoreje.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Dosti jep kritikat e tij për gjendjen e pazakontë në të cilën ndodhen të kuqtë, duke drejtuar gishtin e fajit te disa lojtarë që sipas tij nuk e meritojnë të veshin këtë fanellë të madhe.
“Nuk di nga ta filloj me Partizanin. Por po e filloj me kapitenin dhe qendërmbrojtësin. Kemi një kapiten dhe Belicën që duhet të ishin dy lojtarët kryesorë te Partizani për lojtarët rinj të kanë marrë. Nuk po dinë të marrin ekipin për dore, por po bëjnë edhe shumë gabime.
Po dënohet Partizani nëpërmejt tyre. Mesfusha është pa ide. Janë lojtarë me limit. Nuk kemi çfarë presim më shumë te këta lojtarë. Po vazhdoj te sulmi. Kur shikoj Filipoviçin lojtar i huaj dhe nuk e di se sa paguhet. Më vjen keq që po e them por ai menaxheri që e ka duhet ti kthejë lekët Partizanit dhe në janar ai djalë të vazhdojë punën e vetë. Për të ardhur te lojtarët e huaj.
E shikoni se kush ka ardhur te Partizani? Partizani nuk është kopësht me drekë, që çdo lojtarë të vijë dhe të veshi fanellën e Partizanit. Aty janë shumë lojtarë që nuk e meritojnë atë bluzë.
Për të ardhur te trajneri. E kam vlerësuar gjithmonë Ilir Dajën, si njeri dhe si trajner. Por për mendimin tim personal nuk ka çfarë bën më me këtë ekip. Edhe kohën nuk e ka me vete. Nuk krijohet në qershor ekipi. Ekipi krijohet me përpara. Duhet të vendosësh kë lojtarë do mbajë dhe ti thojë klubit. Partizani tani duhet të ruajë qetësinë. Për këtë jam me trajnerin, disiplina duhet të jetë në radhë të parë.
Nuk ka lojtarë të pazëvendësueshëm, në të gjithë botën. Ata që japin 100% duhet të luajnë, nuk më intereson emri. Kush mund ta zëvendësojë Dajën? Unë nuk kam dëshirë që të bëhet Ilir Daja “kokë turku”. Tani Partizani të ruajë qetësinë. Duhet të mblidhet urgjentisht gjithë ekipi dhe diçka duhet bërë. Nëse Partizani do marri hapin e heqjes së trajnerit unë jam për Duron. Është një trajner me përvojë”, është shprehur Edmond Dosti.
Je munduar qe dhe te shperthesh por dhe te terhiqesh. Ato qe thoni jane plotesisht te drejta por tani eshte momenti qe gjerat te thuhen cope qe Albani duhej te ulej me perpara ne stol,qe belica ka shume kohe qe eshte me gafaxhiu dhe ngadalsuesi i aksioneve te ekipit,qe vertete Filipovici nuk eshte kerkund por dhe aktivizimi i tij eshte bere per te plotsu mungesat dhe nuk flet asnje fjale per lojtaret e tjere vendas si pershembull caren qe ka shtate ndeshje qe humbet raste pa fund qe dhe nje amatore do te kishte shenuar kater pese gola si dhe pe te tjeret me rradhe qe nuk di ku kane mesuar te luajne ,luajne volejboll me top ne ajer dhe asnjeri nuk e di pozicionin e vet dhe te shokeve te ekipit ne moment qe i vjen topi dhe pasat dhe kroset jane skandaloze.Per te ardhur tek qershia mbi torte trajneri Daja qe i ka pranuar keta lojtare kur jane blere dhe nuk e ka detyru njeri meri keta dhe bej cfar te duash ,dhe nuk mund te thote qe lujtem shume mire por beme nje gabim se pastaj i bie qe e fut cdo ndeshje ekipin o per barazim o per te fituar 1-0 se llogjike tjeter nuk ka .Dakort bere nje gabim bej 2 gola 3 gola ,ekip per kampion ska bere ne shtate jave 2 gola ne nje ndeshje nje turp. nuk di pse rrin me trajner tek partizoni askush nuk mund te tallet me kete fanelle !!!