Statistikat, djali i Tares udhëheq të rinjtë e Lacios në kampionat

2 Nëntor 2021, 16:36Sport TEMA

E ardhmja duket e ndritur për Etien Taren, djalin e ish-futbollistit të Shqipërisë, Igli Tare. Duket se Tare Junior ka trashëguar cilësitë më të mira nga i ati dhe në këtë sezon është duke udhëhequr Lacion në kampionatin e të rinjve Primavera, Grupi B.

Këtë më së miri e tregojnë statistikat e katër takimeve të fundit, ku 18-vjeçari shqiptar ka shkëlqyer falë realizimit të katër golave.

Sakaq, Tare nuk është mjaftuar vetëm me golat, ndërsa është treguar bujar edhe me shokët e skuadrës duke shtuar dy asistime në llogarinë e tij.

Në këtë formë, falë edhe kontributit të Tares që është kthyer në pikë referimi për kryeqytetasit, bardhekaltërit kanë grumbulluar 18 pikë në 7 javët e para dhe ndajnë vendin e parë të klasifikimit së bashku me Frosinonen.

2 komente në “Statistikat, djali i Tares udhëheq të rinjtë e Lacios në kampionat”

  1. N. Kita says:

    TË PRIFTË e MBARA, bir ARBNOR!

  2. tifozi says:

    Dardha nen dardhe bie thote nje fjale e vjeter.
    Nuk thone kot: “Beme baba te te ngjaj”.
    Jete te gjate dhe suksese djalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje