Në prag të nisjes së fushatës për presidentin e ri të FSHF-së, kreu aktual i këtij institucioni Armando Duka që sundon prej 20 vitesh ka nisur të rishfaqet nepër stadiume dhe inagurime, sicc e bën ccdo katër vite.
Ditën e sotme Armando Duka ka qenë në një aktivitet së bashkue me presidentin e Tiranës Refik Halilin në përurimin e tre fushave të reja në kompleksin “Skënder Halili”.
Ky investim është bërë mes FSHF-së në bashkëpunim me klubin e futbollit Tirana.
“Ndihem vërtetë mirë që jam këtu sot me një lloj infrastrukture të ndryshuar, të rinovuar me tre fusha të reja me tapet artificial, që në fakt është baza e zhvillimit të futbollit. Ky është prioriteti kryesor i Federatës së Futbollit, futbolli i fëmijëve, zhvillimi i sa më shumë i akademive dhe pikërisht për këtë bashkëpunim me klubin Tirana, që dua të falënderoj Presidentin Halili dhe të gjithë administratën për një administrim të shkëlqyer me administratën e Federatës së Futbollit në rikonstruksionin e këtyre tre fushave me bar artificial dhe në projektin për të rinovuar edhe tjetrin me bar natyral për ekipin e parë.
Ky është fillimi, ne kemi një projekt të shpallur për futbollin e fëmijëve, për futbollin amator, për të ndërtuar 100 fusha me bar natyral, që ka filluar. Shqipëria është një vend që e dashuron shumë futbollin dhe nga një sondazh që kemi bërë ne, fatmirësisht për futbollin dhe fatkeqësisht për sportet e tjera, 90% e shqiptarëve që merren me sport, luajnë futboll. Jo të gjithë luajnë futboll të organizuar, por edhe futboll amator.
Nëse nuk punojmë për fëmijët, nëse nuk afrojmë sa më shumë fëmijë, nëse nuk kujdesemi sa më shumë për ta, atëherë nuk do të kemi moshat e tjera. Kur themi fëmijë, themi vajza dhe djem, pa bërë dallime, madje pak më shumë për vajzat”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Ç’fare fushate? Zgjedhjet ne FSHF jane nje farsë.Shakohoxha eshte kandidat kukull.