Blatter akuzohet se i ka dhënë 2 milionë dollarë Platinisë, paditen të dy për mashtrim

2 Nëntor 2021, 20:10Sport TEMA

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, janë paditur për organizimin e paligjshëm të një pagese prej 2 milionë frangash zvicerane, rreth 2,19 milionë dollarësh. Akuzat janë ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës.

Prokurorët thanë se 85-vjeçari Blatter ka kaluar në llogari të Platini shumën në fjalë, nga llogaritë e FIFA-s, në vitin 2011. Hetimi për këtë çështje është hapur që në 2015-n pas një sërë skandalesh që përfshinë organizatën ndërkombëtare të futbollit. Pas hetimeve të dy dhanë dorëheqjen nga postet.

Prokuroria tha se ndaj Blatter dhe Platini janë ngritur akuza për mashtrim, përvetësim të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentesh. Të dy hedhin poshtë akuzat dhe thonë se pagesa është e ligjshme.

5 komente në “Blatter akuzohet se i ka dhënë 2 milionë dollarë Platinisë, paditen të dy për mashtrim”

  1. Beni says:

    Europa I kerkon Shqiperise te luftoje korrupsionin

    1. Julian Marko Ingolstadt Bayern says:

      Beni , keshtu ndodh gjithmone , hipokriti dhe njeriu me dy faqe shikon gjithmone gungen e tjetrit , te tijen …..kurre ….kete per Europen , megjithate qe te rime shtrembur dhe flasim drejte , ata na kritikojne dhe kerkojne llogari per mos zbatim te ligjit , mosdenimi eshte gjithe sekreti , se korrupsion ka kudo , ne cdo kend te botes , korrupsion te vogel ose te madh , ndryshimi yni me ata eshte se andej po te zune ….te shqyen bythen , kurse ne Shqiperi i nderojme , i bejme deputete , ministra Kryeministra , Presidente , etj etj …..
      Kush e di , mbase do ta kuptojme dhe ne qe rruga qe kemi nisur seshte e drejta …..kemi kohe dhe vite perpara …kot nuk thone 100 vitet e para jane te veshtira …pastaj cdo gje regullohet ….

  2. ?????? says:

    te 2 te poshter si njerz

  3. E.Q. says:

    Pastë dhe shijaksi fatin e tyre!

  4. Nik says:

    Tani qe vajten nga 80 vjec po ju bini pas ketyre? Duhej Amerika edhe per kete pune, po te mos kapej shefi i FIFA per Ameriken nga FBI, nuk dilnin keto te palarat e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje