Juventus nuk njeh krizë në Champions, Cristiano ndal sërish Atalantën

2 Nëntor 2021, 23:00Sport TEMA

Edhe pse në Serinë A po kalon një krizë të thellë, Juventus po shfaq krejtësisht një tjetër fytyrë në Champions League.

Bardhezinjtë mposhtën 4-2 Zenitin, me Paulo Dybala protagonistin e ndeshjes. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asist për Chiesa, ndërkohë që Morata shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri ruan kreun e grupit H, me pikë të plota (12) pas 4 ndeshjesh, duke u kualifikuar në 1/8 e kompeticionit. Chelsea ndjek me 9 pikë, pas fitores ndaj Malmo me rezultatin 0-1.

Ndërkohë, Atalanta barazoi 2-2 ndaj Manchester United, në ndeshjen ku u rikthye Berat Gjimshiti pas dëmtimit në krah që pësoi me Shqipërinë. Ilicic dhe Zapata shënuan golat për ekipin italian, ndërsa Cristiano Ronaldo barazoi dy herë rezultatin.

Në ndeshjet e tjera, Bayern Munchen shkatërroi 5-2 Benfica, me 3 gola të Robert Lewandowski, i cili humbi edhe një 11-metërsh; Barcelona arriti një fitore shumë të nevojshme ndaj Dinamos së Kievit (0-1); Sevilla u mposht në shtëpi nga Lille 1-2 dhe Villarreal mundi 2-0 Young Boys.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje