Kupa e Shqipërisë: Dinamo fiton derbin ndaj Tiranës

3 Nëntor 2021, 18:50Sport TEMA

Dinamo ka mposhtur 2-0 Tiranën në “Air Albania”. Sfida që vlente për turin e dytë (1/8) të Kupës së Shqipërisë ka folur për Blutë, që I janë falur dy golave në pjesën e parë.

Dinamo i shkakton kështu humbjen e parë sezonale Tiranës, që ka mundësinë pas tre ditësh të hakmerret për kampionat (e shtunë 19:45 “Air Albania”).

Sfida e së mërkurës u zhbllokua nga Ibraimi në të 26 minutë, që ktheu në gol një penallti pas gabimit të Bekaj.

Minutat e fundit të së parës kanë folur për Blutë që kanë gjetur golin e dytë me Skukën.

Megjithë rritjen e presionit dhe futjen e titullarëve nga Shehi, Tirana nuk ka shfrytëzuar rastet e krijuara, duke marrë humbjen e parë sezonale.

Ndeshja e kthimit për Kupë mes dy skuadrave do luhet në datën 17 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje