Ndryshimet në listën e Rejës: Grumbullohet Muçi, lihet jashtë Manaj

3 Nëntor 2021, 20:11Sport TEMA

Ka ndryshime për sa i përket listës së Kombëtares për dy ndeshjet eleminatore të Kampionatit Botëror me Anglinë dhe me Andorën. Takimi i parë do të zhvillohet më 12 nëntor në “Ëembley”, ndërsa takimi i dytë në 15 nëntor në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

“Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” ka zbuluar ekskluzivisht se futbollisti Rei Manaj nuk është futur në listën e Rejas në këto dy ndeshje. Manaj në fakt nuk ka pasur një performancë të mirë në takimet e fundit kuq e zi dhe madje në ndeshjen e rëndësishme me Poloninë mori shumë kritika lidhur me produktin që dha në fushën e lojës në Kampionatin italian, Manaj është aktivizuar pak, trajneri Thiago Motta e ka lënë dhe në tribunë pa e grumbulluar në ekip. Në 11 javë të mundshme Manaj 6 herë ka luajtur, nga këto 6 takime 1 herë si titullar.

Për sa i përket rrugës së rrjetës ende Rei Manaj nuk ka shënuar në futbollin apenin, të paktën këtë sezon futbollistik. Nga 990 minuta ai është aktivizuar 196 minuta. Në fakt Manaj kishte një shkëlqim në ndeshjet miqësore të Barcelonës në verë, duke realizuar dhe 4 gola. Trajneri Koeman donte ta mbante në ekip, por Manaj zgjodhi Italinë që të luante më shumë.

Deri tani gjërat nuk kanë vajtur ashtu siç i parashikonte. Eksperienca te Spezia nuk ishte ajo që lushnjari priste, gjithsesi është ende fillimi.

Sulmuesi Ernest Muçi merr ftesë zyrtare për në ekipin Kombëtar për dy ndeshjet eleminatore të kupës së botës me Anglinë dhe Andorën  që do të zhvillohen në datat ne 12 dhe 15 nëntor.

Muçi ka arritur të gjejë formën më të mirë te kampionët e Polonisë Legiia Varshavë duke u aktivizuar edhe si titullar.

Në 20 ndeshje total, në kampionatin polak “Europa League” dhe kupë Polonie ka shënua 4 gola dhe një asit.

Muçi konsiderohet si një ndër talentet e mëdha të futbollit shqiptar. Në janarin e kaluar21 vjeçari la tiranen dhe kaloi ne futbollin polak , duke bërë një grumbullim për eleminatoret e Katarit.

Muçi mund të bëjë edhe një duet interesant me Armando Brojën e “Sauthamton.”

 

2 komente në “Ndryshimet në listën e Rejës: Grumbullohet Muçi, lihet jashtë Manaj”

  1. tifozi says:

    MAnaj u tregua teper egoist kur nuk pasoi tek Uzuni qe ishte i pambuluar nga mbrojtesit polake dhe shume kollaj mundet te kishte shenuar qe ne pjesen e pare. Ky individualizem i Manajt na kushtoi tere ndeshjen, pasi mbas atij episodi, mbrojtesit polake u treguan shume me te kujdesshem ne mbulimin e sulmuesve tane.

  2. Tifozi kuq e zi says:

    Per ner kam dhjetra vite qe shikoj futboll dhe me pasion dhe sot si diten e par , jemi kthyer ne specialista futbolli , por sa per kte lojtar dakort ka perspektiv i duhet dhen mundesia jam dakort e meriton , por te thuash qe per 20 ndeshje ka ber kater gola dhe nje asis i bie qe ky te ket flejt gjum , 20 ndeshje nji asis esht shum pak i bie qe ky takon shum rrall ne top , Mbroja per tre ndeshje qe u fut nga dhjet minuta beri 2 gola dha tre asis , nuk e di ky esht i ri i duhet dhen mundesia jam shum dakort qe esht grumbulluar , kta sulmuset qe kemi kan 10 ndeshje me perfaqsusen kan humbur nga nje qind raste nuk kan ber agje me keq nuk do jemi me kte djalin e ri ta provojm , i uroj karier te bukur ne te ardhmen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje