“E dërgova në Gjermani nga mali”, rrëfimi i babait të Igli Tares: Grekët donin që ta bënin vorio-epiriot

4 Nëntor 2021, 16:40Sport TEMA

‘Që në vogëli e inkuadrova me klas sportive në basketboll, ndërsa pasdite bënte edhe atletikë edhe futboll’

Të kesh vetëm talent, nuk mjafton. Pas çdo ylli fshihet një punë e palodhur e profesionistëve. Për Igli Taren, futbollistin që e nisi karrierën te klubi i Partizanit, sot drejtor sportiv i Lazios, ishte fat të kishte trajner, babain e tij.

Sot është një nga shqiptarët me të njohur në Europë, me karrierë në Bundesligë dhe Seria A, por në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Isai na tregon se rruga drejt suksesit ka qenë tepër e vështirë.

‘Kam paguar 1500 dollarë që kam marrë një vizë çeke për të që e kam dërguar nëpërmjet Pragës. Në mes të dimrit, në shkurt, është nisur në këmbë me një korçar që ishte me të gjithë motrën, kanë kaluar drejt Mynchen ndërkohë që bota ishte sipër brezit. Kur arriti në Gjermani shkonte bënte stërvitje dhe kur kthehej nuk gjente ushqim. Kamp ishte, dhe kur kthehej ia kishin ngrënë shokët”, na tregon Isa Tare.

Në fillesat e tij me fanellën e Partizanit, babai nuk ishte i vetmi që nuhati talentin e Iglit.

‘Grekët kërkuan që ta merrnin. Erdhi një përfaqësues grek këtu në Shqipëri dhe më tha ‘të ndihmojmë në ambasadë’ sepse donin që të bëhej vorio-epiriot. Unë iu thash lërë se e rregulloj vetë”, kujton babai i Igli Tares.

Frytet e punës së tij, “Mjeshtri i Madh”, 27 herë kampion në hedhjen e diskut, i shijon tashmë edhe me ndjesinë më të bukur që Igli i ka dhuruar, të qënit gjysh.

“Ne shkojmë vazhdimisht nga 2-3 në vit në Romë. Shkojmë, takohemi, rrijmë nga një muaj, shikojmë ndeshjet dhe sidomos derbin e Romës. Dhe ai vjen këtu, kemi marrëdhënie shumë të mira. Na ndihmon nga të gjithë anët edhe financiarisht’, tregon Mjestri i Madh, Isa Tare.

Igli Tare prej 12 vitesh është drejtor sportiv i të Lazio-s dhe deri më tani i ka sjellë klubit rreth 250 milionë euro fitime.

6 komente në ““E dërgova në Gjermani nga mali”, rrëfimi i babait të Igli Tares: Grekët donin që ta bënin vorio-epiriot”

  1. Jorgo says:

    eh mor Isa, te gjithe shqiptaret jane ‘vorioepirotas” … thuaj qe na e bene Epirin grek pas 3000 e ca vitesh…

    1. ben says:

      Jorgo-komenti yt eshte teper i sakte

  2. taso kume says:

    PO ku e kam sot BAFTJARIN ose @Erdogani ,se eshte pagezuar nga @Erdogan ne BAFTJAR me qelbesirlleqet e GERQISE.

  3. Mandravellua says:

    Isa.
    Sa per talent, Igli ishte bosh komplet. Nuk ka patur kurre talent per futboll.
    Ate nivel , relativish mesataro – medioker, qe arriti si lojtar, e kishte fale, shtatlartesise, fizikut dhe punes.
    Une i uroj Iglit gjithe te mirat dhe sa me shume arritje ne detyren e drejtorit sportiv.
    E pergezoj gjithashtu per faktin qe u ka dhene shancin shume shqiptareve te aktivizohen dhe te gjejne vetvehten. Nje bravo te madhe per kete.
    Per shkak te tij, une jam bere dhe nje lloj tifozi i Lacios.

    1. tifozi says:

      Mandravellua-une nuk e kam njohur Iglin me pare dhe nuk mundet ta di nese ka patur talent apo jo, por di ate qe dine te gjithe se Igli Tare ka luajtur ne Gjermani dhe Itali, ne kampionatet elite te ketyre vendeve ku futbolli eshte ne nivelet me maksimale ne bote.
      Po ashtu e di se qe te luash ne keto kampionate, nuk mjafton te jesh “i gjate apo i fuqishem”, por duhen edhe ca gjera te tjera, perfshi edhe talent. Ne Gjemani e Itali ka te gjate sa te duash, por nuk kane arritur ate qe ka arritur Igli.
      Sidoqofte, bashkohem me ju per pjesen e fundit te komentit tuaj.

  4. taipi says:

    CDO FUTBOLLIST KA STILIN E TIJ FAKTI QE LOZI NE KLUBE TE NIVELIT TE LARTE DICKA TREGON DIKUJTE MUND TE MOS I PELQEJ KJO ESHTE TJETER TEME SI NJERI DHE PER ATO QE KA BERE PER LOJTARET
    SHQIPTARE ESHTE TREGUAR ZOTRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje