E rrallë: Luan me të rinjtë e Juves, por grumbullohet nga Argjentina!

4 Nëntor 2021, 22:40Sport TEMA

Emri i tij është përmendur në media si një talent i madh që kur ishte pjesë e të rinjëve të Velez në Argjentinë. Me kalimin te Juventusi në Itali edhe pse te skuadra e të rinjëve u lartësua edhe më shumë. Bëhet fjalë për Matias Soule 18-vjeçarin që aktualisht është pjesë e skuadrës së 23-vjeçarëve të bardhezinjëve në Serinë C italiane.

Me Juventusin U-23 Soule i cili aktivizohet si mesfushor i avancuar ose sulmues krahu nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës në 10 takime por kjo nuk do të thotë asgjë për Lionel Scalonin trajnerin e kombëtares argjentinase që beson shumë te Soule dhe e ka grumbulluar për herë të parë 18-vjeçarin për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin Katar 2022.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo për një lojtar që ka qenë pjesë vetëm e skuadrës U-16 të Argjentinës deri tani të stërvitet përkrah emrave si Messi, Lautaro Martinez, Di Maria etj.

Një sinjal ky edhe për Max Allegrin që duhet ta mbajë një sy e një vesh nga Juventus U-23 pasi mund ta ketë aty xhevahirin e ri të skuadrës së tij dhe ai mund të jetë talenti Soule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje