Uzuni, 6 gola evropianë: Sulmuesi kuqezi, më i vlerësuari në ndeshjen e fundit

5 Nëntor 2021, 20:11Sport TEMA

Edhe pse skuadra e tij Ferencvarosh u mund me shifrat 2-3, sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni realizoi një gol shumë të bukur përball Cwltics Glasgow në ndeshjen e luajtur në Budapest.

Futbollisti i kuqezinjve e dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion i prirët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Përveçse autor i një goli, Uzuni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa “sofascore” i ka vënë notën më të lartë nga futbollistët e Ferencvarosit. Beratasi është vlerësuar me 7.6, ndërsa shoku i tij i skuadrës me notën më të lartë është Tokmac Nguen me 7.

Për Uzunin ky ishte goli i nëntë sezonal me Ferencvarosin. 3 gola i ka shënuar në kampionat, 4 në Champions League në raundet eliminatore dhe 2 gola në Europa League, një ndaj Betisit dhe ky i fundit kundër Celtic Glasgow.

2 komente në “Uzuni, 6 gola evropianë: Sulmuesi kuqezi, më i vlerësuari në ndeshjen e fundit”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    Gol ne kampionat hungarez , me komtaret vetem vjen verdall dhe nuk ben asgje lojtar per te plocu ekipin kemi plot , gazetat sa afrohet nje ndeshje i thurin lavdi Uzunit Roshit Bares Manajt kta ishin bloz me polonin dhe me hungarin i zbardhi faqen Mborja se per kta do ishim me 6 pik , lojtar si kta ka kampionati shqiptar plot.do bojm ekip po do bejm qoka .

    1. tifozi says:

      Nuk ishte faji Uzunit per mos shenimin e nje goli ne ndeshjen me Polonine. Ne te kunderten, ishte faji i Manajt qe u tregua teper individualist dhe nuk pasoi tek Uzuni ne pjesen a pare, por u perpoq te shenonte vete kur para tij ishte portieri dhe dy mbrojtes polake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje