Kategoria Superiore: Skënderbeu–Kukësi hap javën e 8-të, spikat derbi Tirana-Dianmo

5 Nëntor 2021, 18:24Sport TEMA

Sërish përballja Tirana – Dinamo, por kësaj here për kampionat. Është ndeshja më e rëndësishme e javës së 8 që nuk i shmanget dot emocioneve të përballjes në kupë iku blutë fituan 2-0.

“Kjo fitore na jep më shumë moral dhe qetësi. Jemi të bindur që ndeshja e kampionatit ndryshon nga ajo e Kupës”.

“Dëgjoj shumë se Tiranën e nënvlerësojmë, Tirana s’po luante me ekipin e kalamajve, por me Dinamon. Po luan me lojtarin më të mirë të Superiores. Ishalla na shikon Tirana dhe nesër si të vegjël, por duke i rikthyer dhe një herë që do të jetë ndeshje tjetër, pasi Tirana do të kërkojë të reagojë, por ne ne do të bëjmë akoma më mirë”.

Skënderbeu – Kukësi do të jetë ndeshja hapëse. Korçarët janë në vendin e fundit dhe në takimin që luhet në fushën e tyre do të kërkojnë të marrin fitoren e parë të sezonit

Në ndeshjet e tjera të javës Kastrioti pret Partizanin, Teuta luan kundër Laçit ndërsa Egnatia me Vllazninë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje