Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Reja shpall listën

6 Nëntor 2021, 12:20Sport TEMA

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi.

Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në ndeshjen që Kombëtarja zhvilloi ndaj Hungarisë në Budapest dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushatë eliminatoresh.

Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.

Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:00 në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

 

 

 

1 komente në “Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Reja shpall listën”

  1. demokrati says:

    Plak zevzek, ja pra qe lenia jashte ne ndeshjen me Polonine e Balliut nuk ishte per arsye shendetdore.Ceshte me e keqja edhe ndihmesit shqiptare kane te njejtin karakter, genjejne pa u skuqur per hesap te inatcorit italian.Per mua si shqiptar ka me shume vlere nje shqiptar si Xhaka dhe Balliu professioniste qe i bejne nder atdheut ne te cilin nuk kane lindur sesa nje plak italian qe tregon aspak profesionalizem per te cilin paguhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje