Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për policinë e Shtetit ka theksuar se vëmendje kanë rritja e pagave dhe investimet për të përmirësuar teknikat dhe mënyrat për të luftuar krimin.
Sipas tij punonjësit e policisë së shtetit që punojnë larg vendbanimeve do të kenë një bonus deri në 150% të pagës aktuale.
“Sfida jonë mbetet gjithmonë vetvetja dhe jemi në momentin që duhet të bëjmë një kapërcim tjetër të madh që është rritja e pagave për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve dhe për pajisjet teknologjike të inteligjente. Ne do të shtojmë buxhetin në mënyrë absolute dhe do të rialokojmë buxhetin që ka qenë deri më sot. Bonusi që do të përfitojnë punonjësit e policisë së shtetit. Policia është në krah të publikut gjithmonë, dhe trajtimi mirë financiarë për to duhet që të kenë një tjetër vlerësim.
Punonjësit që punojnë larg vendbanimit të tyre do të përfitojnë një pagë deri në 1505 ndaj pagës aktuale. Vetëm sot që flasim janë rreth 1200 punonjës që përfitojnë nga ky bonus, ky është një numër që ndryshon në vijim të ndryshimeve që bëhen. Ne jemi të vetëdijshëm në kuadër të vështirësisë që ato kanë, ndaj do të ketë një trajtim të veçantë për to. Ky do të ketë impact në buxhetet e familjarëve të tyre. Nuk është e lehtë që të punohet larg vendbanimit ndaj dhe ky ndryshim do të fillojë që në janar të 2022.Do të ketë shtesë në investimet në fushën e sigurisë”, ka thënë Çuçi.
Policët duhet të zgjidhen në radhë të pare gati të gjithë të rinj, të fortë e të zgjuar. Ndodh edhe kështu.Me bëri përshtypje një ditë para një muaji në Sarandë një polic që barku i vinte tek goja. Po merja ca vezë dhe bëja muhabet me shitësin e kisha shok. Kaloi polici aty dhe è pyeti shitesin se sa ishte kilja e pjeshkeve. Pastaj futi dorën dhe mori një pjeshke të madhe dhe iku pa è paguar. E more è shikon me tha shitësi ajo pjeshke ben 40 lek te reja dhe ai e mer pa gjë të keqe. Unë ju përgjigja. Polic langaraqe. Ky lloi polici meriton 50 përqind më pak e jo me shume. Po të nesërmen U nisa për tiranë me autobuz herët në mëngjes. Ishim tre vetë unë shoferi dhe një Indian i cili po debatonte me shoferin ku I tregonte që viza e tije ishte e rregullt. Megjithatë shoferi kishte frikë dhe për tu siguruar mori policinë në telefon. Për dy minute briten tre policë të rinj me furgon. Debatuan me Indianin me një anglishte perfektë që të tre dhe pasi morën të gjithë të dhënat për 5 minuta i thanë shoferi se çdo gjë është në rregull dhe ikën. Me beri shume përshtypje më atë të parin këta janë ata që e meritojnë 50 përqindëshin, kjo është policia qe i duhet vendit dhe shtetit dhe jo ata barkë derra që ulin veten për një koker pjeshke.