Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak për krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku humbi jetën Florenc Kovaçi tregon se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.
Ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit. Ajo tregon se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre.
“E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kappa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shum se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar.
Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narktoike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes”, deklaroi ajo për “Top Channel”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes vëllait të së miturës dhe dy vëllezërve. Autori 23-vjeçar nxori thikën dhe qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin, 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.