Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, biznesmeni u qëllua me 2 plumba

7 Nëntor 2021, 10:26Kronika TEMA

Ruzhdi Hoxha, biznesmeni që u gjet i vrarë ditën e djeshme pasi ishte zhdukur prej të paktën dy javësh nga banesa e tij, është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks. Është ky përfundimi i ekspertizës për vrasjen e tij.

Burime zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se rrethanat e vrasjes së tij janë ende të paqarta, për sa kohë nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor për këtë krim, shokut të viktimës Fredi Rrushi.

Ditën e sotme pritet që atij t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim ndërkohë të hënën, ai do të pyetet nga oficerët e Krimeve të Rënda në lidhje me këtë ngjarje.

Rrushi u vu në pranga pasi u mor në pyetje për zhdukjen e biznesmenit, ku rezultoi se kërkohej nga shteti italian për trafik droge. Por ekstradimi i tij tashmë është pezulluar, pasi pritet që të hetohet me akuzën e vrasjes.

Trupi i viktimës u gjet një ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje