Një drejtor shkolle në Pogradec është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare.
Sipas burimeve të A2 CNN, në pranga ka rënë 59-vjeçari Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë. Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.
Ka qenë Policia e Pogradecit ajo që ka mundur të marrë informacion nga vajzat, në prani të psikologeve, se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit: “U lodhët sot?”.
Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as është bërë denoncim. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.
Burime nga Zyra Arsimore bënë me dije se është marrë masa e pezullimit për drejtorin dhe po priten hetimet policore.
Vajzave ju ha p… dhe drejtori nuk ka faj per kete